• сабота, 16 мај 2026

Madona ka ofruar shpërblim për kostumet e zhdukura pas performancës në Koaçela

Madona ka ofruar shpërblim për kostumet e zhdukura pas performancës në Koaçela

Los Anxhelos, 21 prill 2026 (MAI) - Madona ka ofruar shpërblim pasi disa nga kostumet e saj u zhdukën pas performancës në festivalin Koaçela.

Ikona e popit deklaroi se se i janë zhdukur një xhaketë, një korse, një fustan dhe disa pjesë të tjera nga garderoba e saj, duke shkruar mbrëmë vonë në Instagram se kërkon "kthimin e sigurt" të tyre. 

Fotot e publikuara në platformë nga vetë Madona e tregojnë këngëtaren në kombinime mode rozë dhe livando.

"Kjo nuk është vetëm veshje: ata janë pjesë të historisë sime", ka shkruar Madona, duke shtuar se "shpreson dhe lutet" që sendet të kthehen. 

Këngëtarja e hiteve "Vogue" dhe "Ray of Light" kishte një paraqitje të papritur të premten së bashku me Sabrina Karpenter në një festival në shkretëtirën e Kalifornisë, ku të dyja interpretuan klasikën e saj "Like a Prayer". 

Madona për herë të parë performoi në Koaçela në vitin 2006, ndërsa më vonë u shfaq si e ftuar në vitin 2015 gjatë performancës së Drejk.  

Këngëtarja ka njoftuar së fundmi një album të ri, i pari i saj pas rreth shtatë vitesh. "Confessions on a Dance Floo: Part II" është planifikuar të publikohet më 3 korrik. qa/

Foto: Instagrami Madonës

Остани поврзан