• понеделник, 20 април 2026

Më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe 59 centimetra borë

Më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe 59 centimetra borë

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit, -3 gradë, ndërsa maksimumi 9 gradë është matur në Gjevgjeli, informoi DPHM-ja. 

Në Kodrën e Diellit ka dhe 59 centimetra borë.  

Deri në orën 08:30 janë matur -2 gradë në Hnet e Mavrovës, -1 në Manastir dhe Pretor, 0 në Tetovë, Prilep, Ohër dhe Krushevë, 2 në Berovë, 4 në Kriva Pallankë dhe Vinicë, 5 në Kumanovë, 6 në Shtip, Veles dhe Strumicë, 7 në Shkup-Petrovec, Demir Kapi, si dhe 8 në Shkup-Zajçev Rid. 

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, veçanërisht përgjatë lumit Vardar. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 18 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 15 gradë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан