• понеделник, 16 март 2026

Më ftohtë në Berovë, në Kodrën e Diellit 90 centimetra borë

Më ftohtë në Berovë, në Kodrën e Diellit 90 centimetra borë

Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Temperatura më e ftohtë këtë mëngjes në orën 07:00 ka qenë në Berovë, ku janë matur -3 gradë, më pas -2 në Shkup-Petrovec dhe -1 në Kriva Pallankë, Tetovë, Manastir, Demir Kapi dhe Strumicë. Në Ohër, Pretor, Prilep, Shtip, Veles, Kavadar, Gjevgjeli dhe Kodrën e Diellit 0 gradë, Shkup-Zajçev Rid 1, Hanet e Mavrovës, 2, Krushevë dhe Vinicë 3, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Lartësia e shtresës së borës në Kodrën e Diellit është 91 centimetra.

DPHM për sot paralajmëroi mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu. Paradite qetë, ndërsa pasdite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare në pjesët perëndimore nga perëndimi, ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit erë mesatare herë pas here e fortë nga veriperëndimi.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga minus tre deri në tre, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në minus një, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 14 gradë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан