• понеделник, 02 март 2026

Lëshohet në përdorim qarkorja e rikonstruktuar në Kriva Pallankë

Lëshohet në përdorim qarkorja e rikonstruktuar në Kriva Pallankë

Shkup, 1 mars 2026 (MIA) - Në praninë e përfaqësuesve të Qeverisë sot do të lëshohet në përdorim qarkorja e rikonstruktuar në Kriva Pallankë. Bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm të Korridorit 8 i cili është vazhdim i autostradës Stracin-Kriva Pallankë dhe lidhjes rrugore me vendkalimin kufitar Deve Bair drejt Bullgarisë.

Në hapjen zyrtare pritet të marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikoloski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Koce Trajanovski. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан