LSM-ja ka filluar bllokadat në Kuvend, kërkon rritjen e pagës minimale në 600 euro
- Me bllokadën në Kuvend këtë mëngjes filluan bllokadat që i realizon LSM-ja në ditët në vijim duke kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha pagave të tjera për 100 euro.
Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Me bllokadën në Kuvend këtë mëngjes filluan bllokadat që i realizon LSM-ja në ditët në vijim duke kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha pagave të tjera për 100 euro.
Janë bllokuar hyrjet e Kuvendit dhe rrugët para Kuvendit.

Me bllokadën, siç theksojnë nga LSM-ja, do të dërgohet mesazh te deputetët se janë ata që po bllokojnë ligjin për rritjen e pagës minimale më shumë se një vit dhe të cilët nuk duan ta pranojnë nismën e LSM-së për uljen e pagave të zyrtarëve. qa/
Foto: MIA