LSM në mesditë do t'i bllokojë punëdhënësit, kërkon rritje të rrogave
- Lidhja e sindikatave sot në mesditë do ta realizojë bllokadën e dytë, nga tre të paralajmëruarat, duke kërkurar rritje të rrogës minimale në 600 euro dhe të gjithë rrogave të tjera për 6.000 denarë. Pas bllokimit të hyrjeve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut të hënën, sot do të bllokohen Oda ekonomike në qendër të Shkupit.
Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Lidhja e sindikatave sot në mesditë do ta realizojë bllokadën e dytë, nga tre të paralajmëruarat, duke kërkurar rritje të rrogës minimale në 600 euro dhe të gjithë rrogave të tjera për 6.000 denarë. Pas bllokimit të hyrjeve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut të hënën, sot do të bllokohen Oda ekonomike në qendër të Shkupit.
Bllokada e Odës është për shkak të, siç thonë nga LSM, asaj që punëdhënësit nuk duan t'i rrisin rrogat e punëtorëve të cilët duke kërkuar ekzistencë më të mirë, ikin jashtë shtetit.
"Sërish do të jemi 21 përfaqësues të Sindikatës, aq sa nevojitet në pajtim me minimumin ligjor për të dalur në rrugë dhe të bllokojmë. Para Odës ekonomike do të bllokojmë pronarë që i bllokojnë pounëtorët për 36 vite. Pronarë që refuzuan deri në fund të vitit t'i rrisin rrogat e punëtorëve dhe ta rrisin rrogën minimale, ndërsa ankohen se punëtorët e kualifikuar po largohen nga Maqedonia dhe se nuk mund t'i mbajnë. Do të bllokojmë pronarë që u frikësuan nga sulmet e Qeverisë dhe nga partitë politike", deklaroi dje kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov, duke shtuar se secili mund t'i bashkohet bllokadës.
E fundit do të bllokohet Qeveria të martën e ardhshme, pas çka LSM paralajmëron edhe një protestë dhe organizim të grevës paralele nëse të gjitha këto aktivitete nuk japin rezultate.
Nga LSM kërkojnë rritje të rrogave për shkak të rritjes së shpenzimeve jetësore dhe rritjes së shportës sindikale konsumatore e cila në janar është rritur për rreth 900 denarë në raport me dhjetorin. Përllogaritjet e LSM-s tregojnë se në janar vlera e shportës sindikale konsumatore ishte 66.413 denarë, ndërsa me qira të banesës prej 60 metrave katrorë 81.788 denarë.
Qeveria mbetet në qëndrimin të arrijnë marrëveshje sindikatat dhe punëdhënësit. Rroga minimale ligjërisht duhet të rritet në mars kur bëhet harmonizimi i cili sipas përllogaritjeve duhet të jetë prej 1.500 deri 1.700 denarë të cilat punëtorët do t'i marrin me rrogën e prillit. ab/
Foto: МIА arkivi