LSM nesër para Qeverisë do ta realizojë bllokadën e fundit për rritje të pagave
- Lidhja e Sindikatave nesër do ta realizojë bllokadën e fundit me kërkesë për rritje të pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha pagave për 100 euro. Institucioni i fundit, i cili do të bllokohet është Qeveria. Do të bllokohen hyrjet e Qeverisë nga ora 11.
Shkup, 16 shkurt 2026 (MIA) - Lidhja e Sindikatave nesër do ta realizojë bllokadën e fundit me kërkesë për rritje të pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha pagave për 100 euro. Institucioni i fundit, i cili do të bllokohet është Qeveria. Do të bllokohen hyrjet e Qeverisë nga ora 11.
Bllokada, thonë nga LSM është për shkak të asaj që Qeveria dhe punëdhënësit deri më 31 dhjetor nuk janë dakorduar rreth kërkesës së sindikatës për rritje të pagave të të punësuarve dhe për shkak se Qeveria vitin e kaluar nuk e ka pranuar propozimin që të subvencionojë një pjesë të kontributeve që të munden punëdhënësit ta rrisin pagën minimale.
"Bllokada e fundit para Qeverisë është pikërisht për shkak se kjo Qeveri ka bllokuar pagat e punëtorëve për një periudhë të gjatë kohore gjatë së cilës vlera e shportës minimale sindikale është rritur për 9.250 denarë, ose një familje me katër anëtarë është më e varfër për 9.250 denarë. Argumenti i fundit i përfaqësuesve të qeverisë të cilët, së bashku me shefat, kanë folur vazhdimisht për këtë periudhë gjithashtu ka dështuar, e ai është se punëtorët e vendit nuk kanë qenë produktivë. Punëtorët vendas janë tepër produktivë për pagat që marrin, ose vetëm 17 për qind e asaj që krijojnë si kapital për punëdhënësit shkon për pagat e punëtorëve, ose për shembull, 24.379 denarë është paga minimale mujore për një punëtor, ndërsa 290.000 denarë është produktiviteti që punëtori krijon për punëdhënësin", tha sot kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.
Bllokada e nesërme do të realizohet me nga 21 person n lokacionet ku do të bllokohet Qeveria.
Trendafilov pret që pas bllokadës së nesërme të hasin në mirëkuptim, ndërsa nëse kjo nuk ndodh, atëherë sindikata kalon drejt organizimit të një proteste dhe greve të përgjithshme, e cila sipas opinioneve aktuale do të jetë 24 orëshe. mb/
Foto: MIA