LSM e bllokoi Kuvendin, kërkon pagë minimale prej 600 euro dhe një rritje të të gjitha pagave të tjera për 6.000 denarë
- Lidhja e Sindikatave sot e realizoi bllokadën e parë nga bllokadat e paralajmëruara të synuara që do t'i zbatojë në ditët në vijim, duke kërkuar rritje të pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha pagave të tjera për 6.000 denarë. Deri në fillim të seancës kuvendore ishin të bllokuara hyrjet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sepse, siç u tha, deputetët nuk i kanë miratuar ndryshimet për pagën minimale për më shumë se një vit dhe mbeten imunë ndaj iniciativës së re të LSM-së për uljen e pagave të funksionarëve për 80 për qind.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) - Lidhja e Sindikatave sot e realizoi bllokadën e parë nga bllokadat e paralajmëruara të synuara që do t'i zbatojë në ditët në vijim, duke kërkuar rritje të pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha pagave të tjera për 6.000 denarë. Deri në fillim të seancës kuvendore ishin të bllokuara hyrjet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sepse, siç u tha, deputetët nuk i kanë miratuar ndryshimet për pagën minimale për më shumë se një vit dhe mbeten imunë ndaj iniciativës së re të LSM-së për uljen e pagave të funksionarëve për 80 për qind.
"Dita e sotme duhet t’i turpërojë të gjithë, ndërsa më së shumti ata 120 deputetët e zgjedhur. Mendoj se pikërisht sot në seancën që do ta kenë duhet të propozojnë rritje të pagës minimale në 600 euro dhe rritje të pagave të të gjithë punëtorëve të tjerë me të paktën 6.000 denarë ose për dallimin nga paga minimale paraprake dhe pagës së re minimale për të cilën do të votojnë", deklaroi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.
Nëse nuk e bëjnë këtë, LSM paralajmëron mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve me të cilat do të bëhen propozues i autorizuar dhe do të kërkojnë ulje të pagave të funksionarëve.
"Na gjykuan se iniciativa e LSM-së për uljen e pagave të tyre për 80 për qind, ka qenë jokushtetuese, sepse do të arrinin te paga minimale. Pyesim qartë dhe me zë të lartë si kështu nëse i ulin për 9,2 për qind koeficientët do të jetë kushtetuese, ndërsa jo kushtetuese do të jetë t'i ulin për 80 për qind koeficientët e tyre, ta ndryshojnë bazën e tyre me pagën minimale në vend të kësaj të pagës mesatare të tanishme", tha Trendafilovi.

Sindikata, siç theksoi, do të vazhdojë me bllokime të synuara që, sipas ligjit nuk nevojiten shumë njerëz. Të enjten do të bllokohet Oda Ekonomike, ndërsa të martën e ardhshme Qeveria.
"Më 28 janar, në protestën e madhe të punëtorëve, thamë se ishte vetëm fillimi. Thamë se do të kryenim bllokime të synuara, të cilat nevojiten shumë pak njerëz. Sipas Ligjit për Tubimet Publike, nevojiten 21 persona në rrugë për të bllokuar një institucion të caktuar. Do ta bëjmë këtë në ditët në vijim. Që të enjten do të bllokojmë hyrjen drejt Odës Ekonomike, ndërsa të martën e ardhshme, kur Qeveria do të mbajë seancë, do ta bllokojmë edhe Qeverinë", tha Trendafilovi.
Sindikata nuk e përjashton mundësinë edhe për organizimin të një greve të përgjithshme. Kërkesat e tyre për rritje të pagës minimale dhe të të gjitha pagave të tjera në rritjen e shpenzimeve të jetesës dhe rritjen e shportës konsumatore sindikale.
Foto: MIA