• петок, 20 февруари 2026

Llavrov dhe Aragçi biseduan për programin bërthamor të Iranit dhe negociatat me SHBA-në Gjenevë

Llavrov dhe Aragçi biseduan për programin bërthamor të Iranit dhe negociatat me SHBA-në Gjenevë

Moskë, 20 shkurt 2026 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jasshtme, Sergej Llavrov dhe ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abaz Aragçi biseduan në telefon për situatën rreth programit bërthamor të Iranit dhe rezultatet nga biedimet  e kohëmëparhsme indirekte mes SHBA-së dhe Iranit në Gjenevë, kumtoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

"Ministrat e jashtëm këmbyen mendime për ngjarjet aktuale lidhur me aktivitetet bërthamore të Iranit, duke i marrë parasysh rezultatet nga bisedimet indirkete mes SHBA-së dhe Iranit të mbajtura në Gjenevë", kumtoi ministria ruse në Telegram.

Siç është cekur, pala ruse e konfirmoi mbështetjen e vet për processin diplomatik të kahëzuar drejt arritjes së zgjidhjeve të drejta politike dhe diplomatoike, "duke i repsketuar të drejtat legjitime të Iranit në pajtim me parimet e Marrëveshjes për mospërhapje të armëve".

Sipas kumtesës, Llavrov dhe Aragçi biseduan edhe për "çështje specifike bilaterale të interesit të përbashkët" gjatë bisedimeve të inicuara nga Teherani. ab/

Fotо: Arkivi

Остани поврзан