• четврток, 25 декември 2025

Lirohet çmimi i benzinës, çmimi i dizelit mbetet i njejtë

Lirohet çmimi i benzinës, çmimi i dizelit mbetet i njejtë

 Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Benzinat nga sonte në mesnatë lirohen për një denar për litër,  ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të ulet për dy denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimi me Mbeturinat Komunale (KRRE). Me vendimin kryhet ulja e çmimimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,18 për qind.

 Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 është 70 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 72, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 63.5 denarë për litër. Çmimi i EURODIZEL BS (D-E V) nuk ndryshon dhe mbetet 64.5 denarë për litër.

 Me vendimin e KRRE-së për 0.028 denarë për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i mazutit ;-1 NS dhe do të arrijë në 32.607 denarë.

 Nga KRRE theksojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme shënojnë ulje  te benzinat mesatarisht për 2.899 për qind, te dizeli për 0,779 për qind, te vaji ekstra i lehtë për  5,006 për qind, ndërsa te mazuti ka rritj për 0,964 për qind. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit, me të cilin u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i ulët me 0,0166 për qind.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан