• понеделник, 20 април 2026

Lirohen benzinat, dizeli mbetet me çmim të njejtë

Lirohen benzinat, dizeli mbetet me çmim të njejtë

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Çmimi maksimal i shitjes me pakicë të benzinave prej sonte në mesnatë ulet për 2,5 deri 3 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE). Me këtë vendim b[het ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,41 për qind.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës "eurosuper BS-95" ulet për 2,5 denarë për litër, ndërsa i "eurosuper BS-98" për 3 denarë, kështu që çmimi maksimal i shitjes me pakicë i "eurosuper BS-95" është 84 denarë për litër, i "eurosuper BS-98" është 85,5 denarë, ndërsa i "eurodizelit BS (D-E V)" edhe më tej do të jetë 95,5 denarë. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë i vajit ekstra të lehtë për djegie (EL-1) rritet për gjysmë denari dhe do të jetë 92,5 denarë për litër. Me vendim të KRRE-së për 0,663 denarë për kilogram ulet çmimi i shitjes me pakicë i "mazutit M-1 NS" dhe do të jetë 50,41 denarë.

KRRE e informoi opinionin se për shkak të ngjarjeve aktuale në bursat botërore të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, ndërkaq me qëllim të amortizimit të ndikimit në tregun vendor dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe sigurinë në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës në vend, solli vendim me të cilin e uli shumën e shpenzimit për punë përmes depos dhe, në vend të deritanishmëve 1,7 denar për litër, do të jetë 1,2 denar.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen paraprake shënojnë ulje tek benzimat mestarisht për 3,758 për qind, tek dizeli ka rritje për 1,604, tek vaji ekstra i lehtë rritja është për 2,151, ndërsa tek mazuti çmimet me përllogaritjen e kaluar janë më të ulëta për 0,5414 për qind. ab/

Foto: МIА arkivi

 

Остани поврзан