Limani priti u.d. ambasadoren e SHBA-së në Gostivar
- Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, zhvilloi takim me u.d. ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nikol Varns.
Gostivar, 7 prill 2026 (MIA)- Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, zhvilloi takim me u.d. ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nikol Varns.
Siç theksohet në kumtesën e komunës, në fokus të bisedimeve ka qenë thellimi i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe partnerëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë në procesin e decentralizimit, fuqizimin e komunave dhe rritjen e kapaciteteve institucionale në nivel lokal. Palët kanë diskutuar edhe për mbështetjen konkrete përmes projekteve zhvillimore, të cilat synojnë përmirësimin e drejtpërdrejtë të cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Gjatë takimit u theksua se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet kyçe për Maqedoninë e Veriut, sidomos në drejtim të forcimit të institucioneve demokratike, avancimit të reformave dhe përshpejtimit të proceseve integruese të vendit”, theksohet në kumtesë.