• понеделник, 16 март 2026

Limani paralajmëron platformë 10-vjeçare: ASH drejt një marrëveshjeje të re shqiptaro-maqedonase

Limani paralajmëron platformë 10-vjeçare: ASH drejt një marrëveshjeje të re shqiptaro-maqedonase

24 shkurt 2026

Në një paraqitje në emisionin Click Plus në TV21, Valbon Limani ka zbuluar se Aleanca për Shqiptarët është në fazën përfundimtare të hartimit të një Strategjie afatgjatë 2026–2036, e cila synon të shërbejë si platformë orientuese për dekadën e ardhshme, theksohet në komunikatë të cilën MIA e transmeton në formë integrale.

Sipas tij, pjesë kyçe e këtij dokumenti do të jetë përgatitja e një marrëveshjeje të re ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, e ndërtuar mbi parimet e barazisë reale, demokracisë konsensuale dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Limani theksoi se iniciativa vjen si përgjigje ndaj sfidave aktuale politike dhe institucionale në vend, duke argumentuar se nevojitet një qasje e re strategjike që tejkalon ciklet zgjedhore dhe llogaritë afatshkurtra.

Ai bëri të ditur se dokumenti po hartohet nga ekspertë vendorë dhe do të prezantohet publikisht për debat para se të dërgohet për miratim në Kongresin e partisë.

Në vizionin e prezantuar, strategjia parashikon mbrojtjen e plotë të frymës së Marrëveshja e Ohrit, thellimin e decentralizimit, luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe një orientim të qartë drejt integrimit evropian.

Sipas Limanit, platforma do të jetë e hapur për diskutim publik dhe do të finalizohet përmes votës së delegatëve në Kongres, duke synuar të krijojë një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror për dekadën që vjen. 

***

Limani: Arben Taravari protagonist i ndryshimeve të mëdha, ka akoma për të ofruar në skenën politike në vendin tonë

Në një paraqitje në emisionin “Click Plus” në TV21, Valbon Limani ka folur për rolin politik të Arben Taravari, duke e cilësuar atë si një nga protagonistët e ndryshimeve më të mëdha dhe ngjarjeve më të rëndësishme politike në vend gjatë viteve të fundit.

SipasLimanit, Taravari ka dhënë kontribut të rëndësishëm në proceset politike dhe vazhdon të mbetet një figurë me peshë në skenën publike.

“Arben Taravari ka qenë protagonist i ndryshimeve të mëdha dhe i zhvillimeve më të rëndësishme politike në vendin tonë. Unë mendoj se ai ka akoma për të ofruar në politikën vendore dhe ende ka hapësirë për të kontribuar për shqiptarët dhe për vendin,” u shpreh Limani.

Ai theksoi se çdo vendim lidhur me kandidimin apo angazhimin e mëtejmë politik është çështje personale e Taravarit, ndërsa statuti i partisë ia mundëson edhe një mandat tjetër.

“Kandidimi është vendim i tij personal. Statusi i partisë ia mundëson edhe një mandat tjetër,


***

Valbon Limani: Aleanca për Shqiptarët korrekte në koalicione, e pakompromis në parime

Në një intervistë në emisionin Click Plus në TV21, Valbon Limani ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët ka ruajtur gjithmonë korrektësinë politike në çdo koalicion ku ka marrë pjesë, duke iu përmbajtur marrëveshjeve të nënshkruara.

Sipas tij, vendimi për t’u larguar nga qeveria nuk kishte të bënte me emrin e partnerit, por me mosrealizimin e pikave të dakorduara në marrëveshjen e qeverisjes.

“Aleanca për Shqiptarët nuk largohet nga partnerët për arsye emocionale apo taktike, por kur nuk respektohen marrëveshjet,” deklaroi Limani, duke shtuar se problemi ishte mungesa e zbatimit të obligimeve të marra.

Ai renditi disa prej arsyeve kryesore që, sipas tij, çuan në këtë vendim: stagnimi në ndryshimet kushtetuese dhe në procesin e integrimit evropian; vonesat në miratimin e ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat; margjinalizimi i rolit të faktorit shqiptar në vendimmarrje; si dhe mungesa e zhvillimit ekonomik që do të reflektonte drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Limani theksoi se për ASH-në parimet janë mbi çdo kalkulim politik afatshkurtër dhe se çdo bashkëpunim i ardhshëm do të varet nga respektimi strikt i marrëveshjeve dhe garantimi i barazisë reale në qeverisje.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur raportet brenda shumicës parlamentare dhe dinamika e koalicioneve mbeten temë e debatit publik.

***

Valbon Limani: VLEN-i bashkë vetëm nga interesi, jo nga uniteti

Në një analizë të drejtpërdrejtë në emisionin Click Plus në TV21, Valbon Limani ka vënë në pikëpyetje kohezionin e brendshëm të koalicionit VLEN, duke e cilësuar funksionimin e tij si të brishtë dhe të kushtëzuar.

Sipas Limanit, përplasjet nuk janë vetëm mes partive përbërëse, por edhe brenda vetë strukturave të tyre, ku – siç tha ai – ekzistojnë disa rryma që rivalizojnë hapur me njëra-tjetrën. Kjo, në vlerësimin e tij, krijon mosbesim të ndërsjellë dhe e bën të vështirë ndërtimin e qëndrimeve të përbashkëta politike.

“Ata po e luftojnë njëri-tjetrin nga brenda,” theksoi ai, duke shtuar se komunikimi i fragmentuar dhe raportet individuale me kryeministrin Hristijan Mickoski kanë zëvendësuar funksionimin si strukturë e unifikuar.

Limani vlerësoi se faktori kryesor që aktualisht i mban bashkë partnerët e koalicionit është pushteti dhe nevoja për të ruajtur raportet me kreun e ekzekutivit. Sipas tij, ky është një bashkim më shumë pragmatik sesa politik.

“Do të jenë të bashkuar artificialisht për aq kohë sa i duhen Mickoskit,” u shpreh ai, duke shtuar se megjithatë do të dëshironte që koalicioni të arrijë unitet real, ndonëse në rrethanat aktuale kjo duket e vështirë.

Deklaratat e Limanit vijnë në një moment kur dinamika e brendshme e shumicës qeverisëse është në fokus të debatit publik, duke shtuar pikëpyetjet për qëndrueshmërinë afatgjatë të koalicionit

***

Bashkimi i ASH-së, Valbon Limani: Duhet të ketë motiv dhe dëshirë nga të gjithë anët

Nuk do t’i quaja largime, më tepër i quaj reflektime personale”, kështu tha për largimet e fundit nga ASH-Taravari, Valbon Limani, duke e vlerësuar kontributin e tyre në parti, shkruan TV21. Valbon Limani tha se pas asaj që ndodhi në zgjedhjet lokale, Blerant Ramadani e pa më të arsyeshme përkushtimin e tij në profesion, ndërsa për Gadaf Uzairi, ai tha se është një pauzë e përkohshme pas gjithë atyre viteve përkushtim.

E për mundësinë e bashkimit me ASH-Sela, Valbon Limani tha se deri tani nuk ka parë hapa konkret, por shtoi se do të punohet në atë drejtim.

“Sa i përket bashkimit të ASH-së, për të pas bashkim të tillë duhet edhe motiv edhe dëshirë nga të gjitha palët dhe nga të gjitha anët. Deri tani nuk shoh ndonjë hap konkret por do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim”, tha Limani

Ndonëse tha se koalicioni ASH-AKI ishte vetëm për zgjedhjet lokale të vitit 2025, Valbon Limani shtoi se ka tendencë nga të dyja palët që ky koalicion të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare kurdo që mbahen ato. 

“Nëse shkon gjithçka siç duhet, besoj se edhe në zgjedhjet parlamentare do të dalim si koalicion”, deklaroi Limani.

Zgjedhjet e parakohshme do të kishin qenë zgjedhja më e mirë për shtetin tonë”, kështu tha në Click Plus në Tv21, Valbon Limani drejtues deri në kongres i ASH-së. 

Limani tha se pavarësisht se po promovohet se rruga drejtë anëtarësimit në BE po ecën mirë, sipas tij, vendi ka ngecur në krahasim me vendet e rajonit, duke e paraqitur si arsye të parë për shkuarjen në zgjedhje. 

Tutje, ai shtoi se me zgjedhjet e parakohshme duhet të vazhdojë me hapa të shpejtë procesi i anëtarësimit

***

Limani: Largimet nga ASH, koalicionet dhe strategjia afatgjatë 2036- Çka deklaroi mbrëmë në Tv21?

Valbon Limani, drejtues i Aleancës për Shqiptarët deri në Kongres, ka komentuar largimet e fundit nga partia, duke i quajtur “reflektime personale” dhe duke vlerësuar kontributin e tyre gjatë viteve.

Ai tha se Blerant Ramadani ka zgjedhur të përqendrohet në profesionin e tij pas zgjedhjeve lokale, ndërsa Gadaf Uzairi ka marrë një pauzë të përkohshme pas viteve të përkushtimit në parti.

Për mundësinë e bashkimit me ASH-Sela, Limani tha se deri tani nuk ka parë hapa konkret, por se do të punohet në atë drejtim, duke theksuar se një bashkim i tillë kërkon motiv dhe dëshirë nga të gjitha palët.

Ai shtoi se koalicioni ASH-AKI ishte vetëm për zgjedhjet lokale të vitit 2025, por ka tendencë që të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare:
“Nëse shkon gjithçka siç duhet, besoj se edhe në zgjedhjet parlamentare do të dalim si koalicion,” deklaroi Limani.

Duke komentuar situatën politike në vend, Limani theksoi se zgjedhjet e parakohshme do të ishin zgjedhja më e mirë për shtetin, duke shtuar se vendi ka ngecur krahasuar me rajonin, pavarësisht promovimeve për ecjen drejt anëtarësimit në BE.

Ai kritikoi koalicionin qeverisës VLEN, duke e cilësuar funksionimin e tij të brishtë dhe të kushtëzuar, me përplasje brenda dhe mes partive, ku marrëdhëniet individuale me kryeministrin Hristijan Mickoski kanë zëvendësuar funksionimin si strukturë e unifikuar.

Limani theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka ruajtur gjithmonë korrektësinë politike në çdo koalicion dhe vendimet për largim nuk bazohen në arsye emocionale apo taktike, por mbi mosrespektimin e marrëveshjeve. Ai renditi si arsyet kryesore: stagnimin në ndryshimet kushtetuese dhe procesin e integrimit evropian, vonesat në ligjin për përfaqësim të drejtë, margjinalizimin e rolit të faktorit shqiptar dhe mungesën e zhvillimit ekonomik.

Limani bëri të ditur se ASH është në fazën përfundimtare të hartimit të një Strategjie afatgjatë 2026–2036, e cila synon të krijojë një platformë orientuese për dekadën e ardhshme, duke përfshirë marrëveshje ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve mbi barazinë reale, demokraci konsensuale dhe zhvillim të qëndrueshëm. Strategjia do të finalizohet përmes debatit publik dhe votës së delegatëve në Kongres.

Ai shtoi gjithashtu se zhvillimet e fundit për rastin Grubi janë një provë për sistemin e drejtësisë dhe kërkojnë një gjyq të drejtë. 

 

Остани поврзан