Lidhshmëria energjetike dhe siguria energjetike në rajon në fokus të takimit në Athinë, do të institucionalizohet takimi ministror katërpalësh
- Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot mori pjesë në një takim të përbashkët ministror me ministrat e energjisë të Republikës së Greqisë, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Bullgarisë, Stavros Papastavru, Dubravka Gjedoviq Handanoviq dhe zëvendësministrin Kiril Temelkov i cili u mbajt në Athinë.
Athinë, 15 maj 2026 (MIA)- Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot mori pjesë në një takim të përbashkët ministror me ministrat e energjisë të Republikës së Greqisë, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Bullgarisë, Stavros Papastavru, Dubravka Gjedoviq Handanoviq dhe zëvendësministrin Kiril Temelkov i cili u mbajt në Athinë.

Ministrat theksuan nevojën për bashkëpunim të mëtejshëm të ndërsjellë në rajon si katalizator i planeve të zhvillimit infrastrukturor, integrimit të tregut në fushën e gazit dhe energjisë elektrike, si dhe fleksibilitetit dhe sigurisë së furnizimit. U zhvilluan diskutime në nivel teknik me përfaqësues qeveritarë dhe operatorët e sistemeve për gaz dhe energji elektrike. U theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes operatorëve të sistemeve të katër vendeve, me kërkesën shtesë që të intensifikohen kontaktet dhe të thellohet bashkëpunimi i tyre në periudhën e ardhshme.

Në fund të takimit, në frymë të bashkëpunimit të mëtejshëm, u dakordua që grupet e punës me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut të zgjerohen, me qëllim që të punojnë më efektivisht drejt ndërtimit të një kornize energjetike rajonale të ndërlidhur, më rezistente dhe të qëndrueshme të harmonizuar me objektivat e Bashkimit Evropian.

Në këtë kontekst, ministrja Bozhinovska theksoi rëndësinë dhe nevojën për koordinim në lidhje me infrastrukturën, tregjet dhe politikat, duke e vlerësuar atë si thelbësor për ndërtimin e një sistemi energjetik më rezistent dhe më konkurrues në Evropën Juglindore.
Diskutimi i sotëm vjen në një moment të rëndësishëm për rajonin tonë. Evropa Juglindore ndodhet në një tranzicion kompleks energjetik, ku siguria e furnizimit, integrimi i tregjeve dhe dekarbonizimi duhet të ecin përpara së bashku.
“Maqedonia e Veriut e ndan plotësisht këtë vizion. Ne jemi të përkushtuar për forcimin e sigurisë energjetike përmes diversifikimit, përshpejtimit të integrimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe harmonizimit me tregun e brendshëm energjetik të BE-së”, theksoi ministrja Bozhinovska në takimin me kolegët nga rajoni, duke shtuar se asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me këto sfida.
Foto: MIA