Liderët evropianë në takim në Qipro, çështjet gjeopolitike dhe financiare në fokus së bisedieve
- Liderët e Bashkimit Evropianë sot duhet tël mblidhjen në Qipro, në bisedime joformale dyditore dedikuar konfliktit në fqinjësinë e Unionit dhe në mënyrën e rritjes së buxhetit të BE-së në vitet e ardhshme.
Nikozi, 23 prill 2026 (MIA) - Liderët e Bashkimit Evropianë sot duhet tël mblidhen në Qipro, në bisedime joformale dyditore dedikuar konfliktit në fqinjësinë e Unionit dhe në mënyrën e rritjes së buxhetit të BE-së në vitet e ardhshme.
Konsultimet do të fillojnë në qytetin bregdetar Avja Napa me darkë pune, në të cilën do të shqyrtohen sfidat më urgjente gjeopolitike për Evropën.
Liderët do të diskuztojnë për pasojat e konfliktit në Iran dhe në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe frikën nga mungesa e mundshme e karburantit për aeroplan.
Në një fjalim të planifikuar, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka mundësi t'i bëjë thirrje BE-së të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë dhe të përsërisë ambiciet e Kievit për anëtarësim në BE.
Takimi i planifikuar për të premten në Nikozi pritet të përqendrohet në çështjet e brendshme, duke përfshirë planet për buxhetin afatgjatë të BE-së për vitet 2028-2034.
Sfida kryesore është se si të financohen ambiciet e Unionit, siç janë rritja e konkurrueshmërisë dhe përmirësimi i aftësive mbrojtëse, në një kohë kur shumë vende-anëtare po përballen me probleme financiare pas një sërë krizash.
Pas bisedimeve mbi çështjet evropiane, liderët do të takohen me përfaqësues nga Egjipti, Jordania, Libani dhe Siria në pasdite për të diskutuar sfidat e përbashkëta. mb/
Foto: MIA