• петок, 20 февруари 2026

Liderët e BE-së në takimin në Bruksel do të kërkojnë mënyrë për ta bërë Evropën më pak të varur nga Trampi

Liderët e BE-së në takimin në Bruksel do të kërkojnë mënyrë për ta bërë Evropën më pak të varur nga Trampi

Bruksel, 12 shkurt 2026 (MIA) - Liderët e BE-së do të mbajnë takim sot në pallatin Alden Bizen në fshatin belg Rijhoven, për të biseduar se si ta bëjnë Evropën më konkurruese dhe më pak të varur nga Amerika gjatë mandatit të Donald Trampit.

Ulja e burokracisë do të jetë temë kryesore e diskutimit, ndërsa të mërkurën kreu i Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, deklaroi se vendet-anëtare të BE-së janë fajtore për rregulalt e tepërta, dhe jo vetëm Brukseli, shkruan Politiko.

"Nëse e shihni Eurobarometrin e fundit, secili qytetar i secilit vend i theksoi shpenzimet për jetë dhe qasjen si shqetësimin e vet të parë. Prandaj të gjitha masat tona duhet të kahëzohen drejt zgjidhjes së asaj çështjeje. Nëse nuk e bëjmë atë, humbim legjitimitet dhe kredibilitet", deklaroi kryetarja e Parlamentit evropian, Roberta Mecola në prag të takimit.

Ajo, gjithashtu, tha se BE-ja duhet të kujdeset për kursimet dhe investimet dhe theksoi se bllokut i mungojnë mjaftueshëm instrumente për t'i shndërruar kursimet në rritje ekonomike. Mecola tha se "shumë barriera" parandalojnë që paratë dhe kapitali të lëvizin lirshëm mes vendeve-anëtare. ab/

Foto: ЕPА

 

Остани поврзан