• сабота, 16 мај 2026

Liderët botërorë e dënuan incidentin e armatosur në Uashington (PLT)

Liderët botërorë e dënuan incidentin e armatosur në Uashington (PLT)

 Shkup, 26 prill 2026 - Pas incidentit të armatosur në darkën me korrespondentët në Uashington, ku morën pjesë presidenti Donald Tramp dhe Zonja e Parë Melania, liderët botërorë e dënuan sulmin.

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni deklaroi se dhuna nuk ka vend në politikë dhe falënderoi policinë dhe forcat speciale për reagimin e tyre të shpejtë.

 Edhe kancelari gjerman Fridrih Merci deklaroi se "dhuna nuk ka vend në një demokraci".

 "Ne marrim vendime me shumicë votash, jo me armë. E dënoj sulmin e tentuar në Uashington dhe më vjen mirë që presidenti Tramp, Zonja e Parë Melania Trump dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt", shtoi Merci.

 Ndërsa presidenti i Francës,  Emanuel Makroni incidentin e vlerësoi si "të papranueshëm".

 "Sulmi i armatosur i mbrëmshëm ndaj presidentit të ShBA-së është i papranueshëm. Dhuna nuk ka kurrë vend në demokraci. Shpreh mbështetjen të plotë për Donald Trampin", njoftoi Makron në Iks

 Edhe kryeministrat e Indisë dhe Pakistanit dënuan incidentin e mbrëmshëm në hotelin Hilton në Uashington.

 Narendra Modi shkroi në Tuiter se po u dërgon "urimet më të mira për sigurinë dhe shëndetin e tyre" Trampit, Melanias dhe nënpresidentit amerikan  Xhej Di Vensit, duke theksuar se "dhuna nuk ka vend në një demokraci dhe duhet të dënohet pa kushte".

 Shehbaz Sharifi në Iks theksoi se ishte i tronditur nga të shtënat në Uashington.

 "Mendimet dhe lutjet e mia janë me ta dhe u dëshiroj siguri dhe shëndet të mirë", tha Sharifi në Iks.

 "Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se ishte i tronditur nga tentimi për atentat ndaj Trampit.

 Ai shprehu kënaqësi që presidenti dhe zonja e parë nuk janë lënduar dhe vlerësoi agjentët e Shërbimit Sekret për veprimin e tyre "të shpejtë dhe vendimtar".

 

 

Остани поврзан