• сабота, 16 мај 2026

Liderët botërorë e dënuan incidentin e armatosur në Uashington

Liderët botërorë  e dënuan incidentin e armatosur në Uashington

 Shkup, 26 prill 2026 - Pas incidentit të armatosur në darkën me korrespondentët në Uashington, ku morën pjesë presidenti Donald Tramp dhe Zonja e Parë Melania, liderët botërorë e dënuan sulmin.

 "Një ngjarje që synon të nderojë lirinë e shtypit nuk duhet të bëhet kurrë një skenë e frikës, njoftoi n[ Iks përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

 Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi se ishte i tronditur nga të shtënat në darkën gala të medias në Uashington dhe shprehu një lehtësim të madh që presidenti amerikan së dhe të gjithë të pranishmit e tjerë në këtë ngjarje janë të sigurt.

 "Çdo sulm ndaj institucioneve demokratike ose ndaj lirisë së medias duhet të dënohet me mënyrat më të ashpra", tha Starmeri në Iks.

 Ndërsa kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni, gjithashtu në Iks, deklaroi se "urrejtja politike nuk ka vend në demokracitë tona".

 "Nuk do të lejojmë që fanatizmi të helmojë vendet e debatit dhe informacionit të lirë. Mbrojtja e një kulture konfrontimi duhet të mbetet një fortesë e pakapërcyeshme kundër të gjitha formave të intolerancës, me qëllim ruajtjen e vlerave mbi të cilat janë themeluar kombet tona", theksoi Meloni.

 Incidentin e dënoi edhe kryeministri spanjoll Pedro Sançez.

 "Dhuna kurrë nuk është mënyrë. Njerëzimi do të përparojë vetëm përmes demokracisë, bashkëjetesës dhe paqes", theksoi Sançez.

 Paraprakisht incidentin e dënuan kryeministrat e Kanadasë dhe Australisë, Mark Karni dhe Entoni Albanez, dhe presidentja e Meksikës, Klaudia Shajnbaum.

 Personi i armatosur në darkën e mbrëmshme të korrespondentëve në hotelin Hilton në Uashington, i identifikuar si Kole Tomas Alen nga Kalifornia, ka pranuar se ka synuar politikanët amerikanë.

 Ai është në paraburgim dhe do të nxirret nesër në gjykatë për dy akuza - përdorim të një arme zjarri dhe sulm me një armë të rrezikshme ndaj një agjenti federal.

 Hetuesit thanë se Aleni, nga periferia e Los Anxhelosit, është mësues dhe programues videolojërash. Ai në hotel ishte regjistruar si mysafir. Aleni ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан