Lideri i TISA-s paralajmëron reforma dhe zgjedhje të drejtpërdrejtë të presidentit
- Lideri i partisë fituese hungareze TISA, Peter Magjar deklaroi se presidenti Tamash Shuljok duhet të japë dorëheqje pas formimit të qeverisë së re, pas takimit me të në pallatin "Shandor" në Budapest.
Budapest, 15 prill 2026 (MIA) - Lideri i partisë fituese hungareze TISA, Peter Magjar deklaroi se presidenti Tamash Shuljok duhet të japë dorëheqje pas formimit të qeverisë së re, pas takimit me të në pallatin "Shandor" në Budapest.
Magjar vlerësoi se Shuljok është "jodinjitoz për ta përfaqësuar unitetin e kombit hungarez, për ta ruajtur sundimin e së drejtës dhe për të qenë moralisht i orientuar", transmetojnë mediumet hungareze.
Ai deklaroi se personalisht e ka porositur presidentin se populli ka votuar për ndryshim të regjimit dhe se, sipas tij, Shuljok nuk e përmbushë rolin e vet.
"Pati shumë çaste kur duhej të reagojë për t'i mbrojtur fëmijët apo rendin demokratik, por nuk e bëri atë", tha Magjar.
Ai kërkoi nga Shuljok të tërhiqet vullnetarisht pas ndërrimit të pushtetit, duke paralajmëruar se në të kundërtën ai dhe "të tjerët e vendosur nga qeveria e Orbanit" do të mënjanohen.
Shuljok deklaroi se do t'i shqyrtojë argumentet, duke cekur se edhe ai dëshiron ta ruajë sundimin e së drejtës dhe imazhin e Hungarisë.
Magjar paralajmëroi se parlamenti i ri mund ta mbajë mbledhjen konstituive më 4, 6 apo 7 maj.
Ai, gjithashtu, paralajmëroi nismë për prëforcim të funksionit të presidentit dhe vendosje të zgjedhjes së drejtpërdrejtë të presidentit, me qëllim të kufizimit të fuqisë së kryeministrit dhe prëforcimit të sistemit të kontrollit.
Magjar premtoi se do t'i ruajë politikat pozitive të qeverisë së deritnaishme dhe do të vendosë masa të reja për mbështetje të qytetarëve, përfshirë edhe programe për familjet, investime në infrastrukturë, efikasitet energjetik dhe mjete shtesë për shëndetësinë.
Ai paralajmëroi edhe kthim të mjeteve të ngrira nga BE-ja në vlerë prej mbi 22 miliardë eurove, përmes masave të antikorrupsionit, inkuadrimit drejt Prokurorisë publike evropiane dhe reforma në gjyqësor dhe mediume.
Lidhur me bisedën me kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, Magjar deklaroi se do të përmbushen kushtet që janë në interes të qytetarëve hungarezë. ab/
Foto: arkivi