Lideri i ri suprem, Moxhtaba Hamnei është i plagosur, por ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore
- Lideri i ri suprem i Iranit, Moxhtaba Hamnei, është "gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore", pavarësisht plagëve të marra gjatë veprimeve ushtarake, deklaroi sot Jusef Pezeshkian, këshilltar në Qeveri dhe djali i presidentit iranian.
Teheran, 11 mars 2026 (MIA) - Lideri i ri suprem i Iranit, Moxhtaba Hamnei, është "gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore", pavarësisht plagëve të marra gjatë veprimeve ushtarake, deklaroi sot Jusef Pezeshkian, këshilltar në Qeveri dhe djali i presidentit iranian.
"Dëgjova lajme se Moxhtaba Hamnei ishte i plagosur. Pyeta disa miq të tij që kanë lidhje me të. Më thanë se, falë Zotit, ai është gjallë dhe shëndosh", shkroi Pezeshkian në platformën Telegram.
Televizioni shtetëror iranian e përshkroi Hamnein si "veteran të plagosur të luftës së Ramazanit", por nuk sqaroi cilat lëndime ka pësuar, raporton "Guardian".
Më parë u spekuluar për gjendjen e tij shëndetësore dhe vendndodhjen, pasi Moxhtaba Hamnei nuk është shfaqur në publik që kur, tri ditë më parë, mori detyrën e liderit suprem, duke pasuar të atin e tij të ndjerë, ajatollah Ali Hamnei.
"Nju Jork tajms" raportoi se Moxhtaba Hamnei u plagos në ditën e parë të sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, duke u referuar në tre zyrtarë iranianë dhe dy izraelitë që dëshironin të mbeteshin anonimë. qa/
Foto: arkivi