Lideri i ri suprem i Iranit, Moxhtaba Hamnei, premtoi hakmarrje për viktimat e luftës
- Lideri i ri suprem i Iranit, Moxhtaba Hamnei bëri thirrje sot për hakmarrje për viktimat e luftës, theksohet në kumtesën e lexuar në televizionin shtetëror, transmetoi DPA.
Teheran, 12 mars 2026 (MIA) - Lideri i ri suprem i Iranit, Moxhtaba Hamnei bëri thirrje sot për hakmarrje për viktimat e luftës, theksohet në kumtesën e lexuar në televizionin shtetëror, transmetoi DPA.
Lideri 56-vjeçar theksoi nevojën për hakmarrje në deklaratën e tij të parë zyrtare që kur pasoi babain e tij të ndjerë, Ajatollah Ali Hamendi, i cili u vra në një sulm ajror izraelit më 28 shkurt.
Lideri suprem i mbijetoi bombardimit në zemër të Teheranit në të cilin e humbi jetën babai i tij, si dhe gruaja, nëna dhe dhëndri e tij.
"Ne jemi veçanërisht të ndjeshëm ndaj gjakut të fëmijëve tanë", tha lideri fetar, duke iu referuar nxënëseve të shkollës që u vranë në një sulm ajror.
Sipas burimeve iraniane, rreth 170 nxënëse u vranë në një sulm në Iranin jugor në ditën e parë të luftës. Hetimet nga mediat amerikane sugjerojnë se forcat amerikane ishin përgjegjëse për sulmin.
Moxhtaba Hamnei e theksoi nevojën për mbrojtje dhe i bëri thirrje vendit të tregojë unitet.
"Ne gjithashtu duhet të vazhdojmë të përfitojmë nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit", tha ai, duke shtuar se ata si komb do të kërkojnë dëmshpërblime nga armiku.
"Ne do të kërkojmë kompensim nga armiku. Nëse nuk mund ta marrim atë, do të shkatërrojmë pronën e tyre ashtu siç ata shkatërruan tonën", theksohet në mesathin e Hamneit.
Mesazhi paralajmëron se Irani do të vazhdojë të sulmojë vendet fqinje: Ne kemi marrëdhënie të mira me të 15 vendet fqinje. Ne sulmojmë vetëm bazat ushtarake dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë."
“Këto vende duhet ta shpjegojnë qartë detyrën e tyre ndaj pushtuesve të atdheut tonë të dashur dhe vendndodhjeve të kombit tonë”, shkroi Hamnei në mesazhin dhe u rekomandoi fqinjëve të mbyllin bazat amerikane “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Presidenti iranian Masud Pezeshkian dje përcaktoi kushtet për përfundimin e luftës me Izraelin dhe SHBA-në: "të njohë të drejtat legjitime të Iranit, të paguajë dëmshpërblime dhe të ofrojë garanci të forta ndërkombëtare kundër çdo agresioni të ardhshëm". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s