• петок, 20 февруари 2026

Lideri i opozisës venezueliane Guanipa është marrë peng vetëm disa orë pas daljes nga burgu

Lideri i opozisës venezueliane Guanipa është marrë peng vetëm disa orë pas daljes nga burgu

Karakas, 9 shkurt 2026 (MIA) - Lideri i opozitës venezueliane Huan Pablo Guanipa, ish-anëtar i Kuvendit nacional, është marrë peng në Karakas rreth mesnatës sipas orës lokale, vetëm disa orë pasi që është liruar nga burgu, bëri të ditur liderja opozitare dhe fituese e Çmimit për paqe, Maria Korina Maçado.

"Huan Pablo Guanipa është marrë peng para vetëm disa minutave në lagjen Los Çoros në Karakas. Burra të armatosur në veshje civile kanë arritur me katër automjete dhe e kanë marrë me forcë. Kërkojmë lirimin urgjent të tij", shkroi Maçado herët në mëngjes në rrjetin social X.

Ramon Guanipa, djali i opozitarit, konfirmoi se babai i tij është marrë pend dhe deklaroi se e kanë rrëmbyer dhjetë persona të paidentifikuar.

Disa orë më parë, Guanipa (61) është liruar nga burgu, para votimit të paralajmëruar për ligjit historik për amnisti në Venezuelë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан