"Le të dhurojmë buzëqeshje" - ushtrim demonstrues i Kryqit të Kuq në Spitalin e Fëmijëve në Shkup
- Ekipi i shpëtimit në male, si pjesë e Ekipit për përgjigje gjatë katastrofave të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, sot do të organizojë ushtrim demonstrues në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Qendrën Klinike "Nënë Tereza" në Shkup.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Ekipi i shpëtimit në male, si pjesë e Ekipit për përgjigje gjatë katastrofave të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, sot do të organizojë ushtrim demonstrues në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Qendrën Klinike "Nënë Tereza" në Shkup.
Siç thuhet në kumtesën e Kryqit të Kuq, ngjarja do të mbahet për herë të tetë nën titullin "Le të dhurojmë buzëqeshje", ku anëtarët e ekipit do të maskohen me kostumet e superheronjve të tyre të preferuar vizatimorë, do të lëshohen me litar nga një helikopterdhe do të shpërndajnë dhurata për fëmijët e hospitalizuar në klinikë.
Qëllimi i aksionit është, siç theksojnë nga Kryqi i Kuq, të iu japin fëmijëve mbështetje të kalojnë me guxim ditët e tyre në Klinikë dhe të përballen me sfidat gjatë qëndrimit të tyre.
Ushtrimi i këtij viti po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe njësinë e helikopterëve.
Фото: МИА архива