Lavrov: Zgjidhje afatgjate për Ukrainën e pamundur pa zgjidhjen e shkaqeve kryesore të krizës
- Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi se një zgjidhje afatgjate për konfliktin në Ukrainë nuk është e mundur pa zgjidhjen siç ai i quajti "shkaqet kryesore" të krizës.
Astana, 30 prill 2026 (MIA) - Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi se një zgjidhje afatgjate për konfliktin në Ukrainë nuk është e mundur pa zgjidhjen siç ai i quajti "shkaqet kryesore" të krizës.
"Më me rëndësi është se pa adresuar shkaqet kryesore të krizës ukrainase, një zgjidhje e drejtë dhe afatgjate është e pamundur", tha Lavrovi në konferencën për shtyp pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Jermek Kosherbaev.
Ai deklaroi se Rusia është e interesuar të vazhdojë negociatat për zgjidhjen e konfliktit në bazë të marrëveshjeve ekzistuese me SHBA-në.
"Mbetemi të interesuar të vazhdojmë procesin e negociatave në bazë të marrëveshjeve ekzistuese ruso-amerikane. Dje, në një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, presidenti Vlladimir Putin konfirmoi këtë qëndrim tonin", tha Lavrovi.
Foto: arkivi i MIA-s