Lavrov: Rusia është e përqëndruar për zgjidhje paqesore në Ukrainë, e jo në afate
- Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov deklaroi se Rusia vlerëson se zgjidhja e sfidës për zgjidhje paqesore në Ukrainë është kyçe dhe se nuk përqëndrohet në kurrfarë afate.
Moskë, 26 shkurt 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov deklaroi se Rusia vlerëson se zgjidhja e sfidës për zgjidhje paqesore në Ukrainë është kyçe dhe se nuk përqëndrohet në kurrfarë afate.
"A keni dëgjuar diçka nga ne për afate? Nuk kemi afate, kemi qëllime. Punojmë në to", tha Lavrov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, të transmetuar nga mediat ruse.
Ai, po ashtu, deklaroi se "eskalimi i retorikës bërthamore para bisedave për Ukrainën del nga mohimi se nuk ka mënyrë që Rusia të humb në sitatën aktuale".
"Me siguri jeni të shqetësuar se asgjë nuk shkon për vullnetin e tyre, mendoj. Ndërsa qëllimi është që Rusia përsëri të humb. Ata thonë: 'Ukraina fiton'. Pra, nëse ashtu e shohin këtë", u tha gazetarëve ministri rus i Punëve të Jashtme. bsh/
Foto: MIA arkiv