• петок, 13 март 2026

Larixhani kërcënon Trampin me eliminim

Larixhani kërcënon Trampin me eliminim

Тeheran, 10 mars 2026 (MIA) - Shefi i Këshillit për Siguri Kombëtare iraniane, Ali Larixhani, sot kërcënoi se do të eliminojë presidentin amerikan, Donald Tramp. 

Kërcënimi nga këshilltari i ajatollahut të vrarë erdhi pasi Tramp dje kritikoi Teheranin për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit.

Trampi dje deklaroi se do ta sulmonte Iranin 20 herë më me forcë nëse Teherani do të ndalonte tregtinë përmes një kalimi detar kyç në Gjirin Persik.

"Populli iranian është gati për viktima dhe nuk ka frikë nga kërcënimet tuaja boshe. Edhe ata më të fuqishëm se ju nuk mund ta eliminojnë Iranin. Kini kujdes që të mos eliminoheni", theksoi Larixhani në platformën Iks. rq/

Foto: EPA

Остани поврзан