LAMM: Për shkak të mjegullës dukshmëri e zvogëluar në disa akse rrugore
- Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 30 metra ka në aksin rrugor Dibër - Strugë, nga 25 deri në 30 metra në aksin rrugor fshati Gajre - Kodra e Diellit dhe nga 100 deri në 150 metra në aksin rrugor Tetovë - Gostivar.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 30 metra ka në aksin rrugor Dibër - Strugë, nga 25 deri në 30 metra në aksin rrugor fshati Gajre - Kodra e Diellit dhe nga 100 deri në 150 metra në aksin rrugor Tetovë - Gostivar.
Siç informojnë nga LAMM, Komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM kujtojnë se në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026 mars.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s