• сабота, 16 мај 2026

Lamallari: Jemi të përkushtuar ndaj migrimit të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm

Lamallari: Jemi të përkushtuar ndaj migrimit të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm

Tiranë, 8 maj 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari në fjalën e rastit në Kombet e Bashkuara, në Forumin Ndërkombëtar për Migracionin, e rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për një migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm, të mbështetur në të drejtat e njeriut, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe fuqizimin e diasporës shqiptare.

"Me reforma konkrete, politika të bazuara në të dhëna dhe partneritete rajonale e globale, Shqipëria po forcon rolin e saj si një partner serioz në qeverisjen moderne të migracionit dhe në rrugën drejt integrimit europian", theksoi Lamallari.

Lamallari deklaroi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të standardeve ndërkombëtare për menaxhimin e migracionit dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal e global në këtë fushë.

"Me një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit, migracioni vazhdon të formësojë shoqërinë dhe ekonominë tonë, si dhe drejtimin e zhvillimit të vendit, në përputhje të plotë me prioritetet tona kombëtare dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian", theksoi Lamallari.

Ministri nënvizoi se migracioni vazhdon të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, si dhe në procesin e integrimit europian.

Sipas tij, që prej miratimit të Pakti Global për Migracionin, Shqipëria ka ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse për zbatimin e objektivave të tij, në bashkëpunim me Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, Rrjetin e OKB-së për Migracionin dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

"Ne do të vijojmë të investojmë në hartimin e politikave të bazuara në të dhëna, të zgjerojmë rrugët e sigurta e të rregullta dhe të forcojmë mekanizmat e mbrojtjes për të gjithë migrantët. Gjithashtu jemi të gatshëm të thellojmë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar", theksoi Lamallari. fc/

Foto: Fejsbuku i Lamallarit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан