Lajen: BE-ja duhet ta jetësojë klauzolën për mbrojtje të ndërsjelltë
- Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në Konferencën e Munihut të sigurisë deklaroi se Bashkimi Evropianë duhet "ta jetësojë" klauzolën për mbrojtje të ndërsjelltë, e garantuar në marrëveshjen e tij themeluese.
Munih, 14 shkurt 2026 (MIA) - Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në Konferencën e Munihut të sigurisë deklaroi se Bashkimi Evropianë duhet "ta jetësojë" klauzolën për mbrojtje të ndërsjelltë, e garantuar në marrëveshjen e tij themeluese.
"Mbrojtja e ndërsjelltë nuk është detyrë e BE-së sipas zgjedhjes. Është obligim nga marrëveshja e tij ... Obligim i yni kolektiv është të qëndrojmë së bashku në rast të agresionit, apo thënë thjeshtë: një për të gjithë, të gjithë për një. Dhe kjo është ajo që e paraqet Evropën", theksoi Lajen.
Ajo theksoi se Evropa, e cila me dekada varej nga SHBA-ja për mbrojtjen e vet, tani duhet të "përshpejtojë" dhe "t'i ndërmarrë përgjegjësitë e veta".
"Siguria e Evropës jo çdoherë konsiderohej si përgjegjësi e jona primare. Por, kjo ndryshoi në mënyrë fundamentale ... Duhet të zhvillojmë shtyllë evropiane të mjeteve strategjike: në Hapësirë, zbulim dhe kapacitetet për goditje të thellë", theksoi lajen.
Ajo foli edhe për marrëdhëniet e BE-së me Britaninë e Madhe, duke potencuar se janë tëlidhur aprej çdoherë.
"Në këtë periudhë jashtëzakonisht jostabile, Evropa dhe Britania e Madhe duhet të bashkohen ... Dhjetë vite pas Brekzitit, e ardhmja jonë është më e lidhur se kurrë. Prandaj është në interesin tonë të përbashkët të jemi ambiciozë lidhur me partneritetin tonë", theksoi Lajen. ab/
foto: ЕPА