• вторник, 30 декември 2025

Këtë mëngjes më ftohtë në Berovë, "më ngrohtë" në Kodrën e Diellit

Këtë mëngjes më ftohtë në Berovë,

Shkup, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Temperatura më e ulët prej -8 gradë Celsius është matur këtë mëngjes në Berovë dhe pothuajse kudo në vend janë matur temperatura minus, me përjashtim të Kodrës së Diellit, ku zhiva në termometër tregoi 0 gradë. Temperaturë prej -6 gradë është matur në Shkup-Petrovec, -5 në Strumicë, Manastir, Kriva Pallankë, Shtip, Prilep dhe Demir Kapi, -4 në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Veles, Kavadar dhe Vinicë, -3 në Ohër, Pretor, Kumanovë dhe Hanet e Mavrovës dhe -1 gradë në Gjevgjeli dhe Krushevë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas DPHM-së, sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e fortë deri herë pas here e fuqishme nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 7 gradë Celsius. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан