Këshilli tre anëtarësh do ta udhëheq Iranin gjatë periudhës së tranzicionit pas vdekjes së Hamneit
- Këshilli tre anëtarësh përkohësisht do të udhëheq me Iranin pas vdekjes së udhëheqit suprem, ajatollahut Ali Hamnei.
Teheran, 1 mars 2026 (MIA) - Këshilli tre anëtarësh përkohësisht do të udhëheq me Iranin pas vdekjes së udhëheqit suprem, ajatollahut Ali Hamnei.
Këshilli, i përbërë nga presidenti Masud Pezeshkijan dhe shefi i gjyqësorit Golamhosein Mohseni Ejei, si dhe një anëtar i Këshillit të rojtarëve, do ta ndërmarrë përgjegjësinë për fazën e tranzicionit, njoftuan sot mediat shtetërore iraniane.
Këshilli do t'i kryejë detyrat e Hamneit, ndërsa Asambleja e ekspertëve, një organ nga 88 figurash fetare me ndikim, nuk emëron një pasardhës.
Ligji iranian kërkon që Asambleja e Eksperëve të zgjedhë një udhëheqës të ri suprem sa më shpejtë të jetë e mundur.
Ende nuk dihet se kush do ta trashëgojë Hamnein, i cili u vra në sulmet e djeshme ndaj Iranit nga ana e SHBA-së dhe Izraelit. sa/
Foto: DPA