Këshilli i BE-së miratoi rregulla të reja: Burg dhe gjoba të larta për veprime korruptive
- Këshilli i BE-së sot e mori vendimin përfundimtar të nevojshëm për vendosjn e legjislaciot të përbashkët që përcakton përkufizime të vetme të korrupsionit dhe dënime përkatëse. Ligji do të hyjë në fuqi 20 ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare të BE-së, theksohet në komunikatën e Këshillit.
Bruksel, 21 prill 2026 (MIA) - Këshilli i BE-së sot e mori vendimin përfundimtar të nevojshëm për vendosjn e legjislaciot të përbashkët që përcakton përkufizime të vetme të korrupsionit dhe dënime përkatëse. Ligji do të hyjë në fuqi 20 ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare të BE-së, theksohet në komunikatën e Këshillit.
Shtetet anëtare të BE-së do të kenë afat prej 24 muaj për të bërë ndryshimet e nevojshme në ligjet e tyre kombëtare. Rregullat e reja synojnë të përcaktojnë dhe ndëshkojnë veprat kryesore penale të korrupsionit në një mënyrë të ngjashme në të gjithë Unionin.
Këto kundërvajtje përfshijnë ryshfetin në sektorin publik dhe privat, përvetësim, tregtimin me ndikim, pengimin e drejtësisë, pasurimin përmes praktikave korruptive, fshehjen dhe sjelljen e keqe të rëndë në ushtrimin e funksionit publik. Shtetet anëtare janë të detyruara të parashikojnë dënime minimale të përbashkëta, ku ata që dënohen përballen me dënime me burgim nga tre deri në pesë vjet, varësisht nga kundërvajtja.
Kompanitë, gjithashtu, do të mbajnë përgjegjëse dhe do të përballen me gjoba prej 3 deri në 5 për qind të xhiros së tyre botërore, ose 24 deri në 40 milionë euro. Përveç kësaj, vendet do të jenë të obliguara të formojnë institucione të specializuara për të parandaluar korrupsionin dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik rreth këtij fenomeni.
Foto: Arkivi