Kuvendi votoi disa ligje, seanca e 84-të vazhdon nesër
- Kuvendi në kuadër të seancës së sotme të 84-të votoi Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për regjistrin e veçantë për persona të dënuar me aktgjykim të plotëfuqishëm për vepra penale për keqpërdorim seksual të personave të mitur dhe pedofili.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) - Kuvendi në kuadër të seancës së sotme të 84-të votoi Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për regjistrin e veçantë për persona të dënuar me aktgjykim të plotëfuqishëm për vepra penale për keqpërdorim seksual të personave të mitur dhe pedofili.
Për Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit shtesë të Konventës për Marrëveshjen për transport rrugor ndërkombëtar të mallrave (CMR) për fletëngarkesë elektronike, nuk u plotësuan kërkesat procedurale për shqyrtim dhe është thirrur kryetari i Komisionin kuvendor i Punëve të Jashtme të caktojë seancë dhe ta shqyrtojë atë.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, pasdite, në një shënim procedural informoi se grupi i tyre parlamentar nuk do të marrë pjesë në punimet e seancës kuvendore. Kjo pasoi pasi para pauzës, ai kërkoi që rendi i ditës të plotësohej me Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale, që partia sot përsëri e dorëzoi, por kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u përgjigj se materiali për ligjin nuk është gati dhe nuk është dorëzuar. Sipas Spasovskit, me këtë vendim Gashi po vepron në kundërshtim të Rregullores së Parlamentit, që tha ai, nuk është hera e parë.
"Ne nuk kërkuam asgjë tjetër përveçse propozimin ta vendosni në votim dhe sot të deklarojmë mendimin tonë dhe nuk ka asgjë të diskutueshme në këtë. Të drejtat e mia si koordinator apo deputet i opozitës nuk mund të jenë më të dobëta se të drejtat e çdo deputeti të qeverisë", tha Spasovski.

Gashi u përgjigj se deri më tani nuk i kishte ndodhur të propozonte një pikë të rendit të ditës pa u dorëzuar materiali deputetëve, pasi ky është parim themelor i punës së Kuvendit.
"Nuk mundemi të diskutojmë për diçka që nuk e dimë, nuk e kemi si material. Materiali është në përkthim dhe pasi t'u dorëzohet të gjithë deputetëve, mund ta diskutojmë", tha Gashi.
Kuvendi me punë pas seancës së 84-të do të vazhdojë nesër në orën 11.
Foto: Printskrin nga video