Kuvendi të mërkurën do t’i konstatojë dorëheqjet e Bislimovskit dhe Ristovskës dhe do të zgjedhë një gjyqtar të ri kushtetues
- Kuvendi, në seancën plenare të caktuar për të mërkurën, 18 shkurt, pritet t’i konstatojë dorëheqjet e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, dhe të anëtares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Cveta Ristovska. Menjëherë pas kësaj, siç thonë nga Kuvendi për MIA-n, duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e një kryetari të ri të KRRE-së dhe të një anëtari të KSHPK-së. Procedurën për zgjedhjen e tyre do ta udhëheqë Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Shkup, 13 shkurt 2026 (MIA) - Kuvendi, në seancën plenare të caktuar për të mërkurën, 18 shkurt, pritet t’i konstatojë dorëheqjet e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, dhe të anëtares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Cveta Ristovska. Menjëherë pas kësaj, siç thonë nga Kuvendi për MIA-n, duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e një kryetari të ri të KRRE-së dhe të një anëtari të KSHPK-së. Procedurën për zgjedhjen e tyre do ta udhëheqë Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Në seancën e 85-të, e caktuar për 18 shkurt, pritet që në rendin e ditës të jetë edhe zgjedhja e një gjyqtari të ri kushtetues. Në seancën e fundit të Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve u propozua Goce Naumovski për gjyqtar të ri kushtetues, pasi gjyqtarja kushtetuese Jadranka Daboviq Anastasovska në dhjetor paraqiti dorëheqje për arsye shëndetësore.
Për momentin, në rendin e propozuar të ditës të seancës së 85-të të mërkurën janë Propozim për emërimin e një anëtari (të angazhuar jo profesionalisht) të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve dhe Propozim-ligji për prodhim bujqësor organik, në lexim të parë. Para fillimit të punës sipas pikave të rendit të ditës, duhet të mbahen pyetjet e opozitës drejtuar kryeministrit dhe ministrave. qa/
Foto: Arkivi