• вторник, 30 декември 2025

Kuvendi miratoi disa ligje

Kuvendi miratoi disa ligje

Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Kuvendi sot mbajti vazhdime të tre mbledhjeve plenare, në kuadër të të cilave miratoi disa ligje.

Në kuadër të Mbledhjes së 75-të, Kuvendi i miratoi Propozim ligjin për ratifikim të Protokollit 7 për zgjidhje të kontesteve të Marrëveshjes për ndryshim dhe inkuadrim drejt Marrëveshjes qendroro-evropiane për tregti të lirë, Propozim ligjin për detyrim të RMV-së me kredi tek Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim rreth Marrëveshjes për kredi për financim të projektit "Ripërtëritje të auto-parkut ngarkues" të Hekurudhave të RMV-Transporti SHA Shkup, Propozim ligjin për ndryshime të Ligjit për tatim të vlerës së shtuar, të gjithë në procedurë të shkurtuar, Propozim ligjin për plotësim të Ligjit për medikamentet dhe mjetet mjekësore, Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontribute nga sigurimet e detyruara sociale,Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për nëpunës administrative, Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për shërbimet pagesore dhe sisteme pagesore, në procedurë të shkurtuar. Kuvendi e përfundoi debatin me kalim të thjeshtë për Strategjinë e reviduar fiskale të RMV-së për periudhën 2026-2030.

Deputetët e miratuan Propozim ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Qeverisë së Republikës së Francës dhe Qeverisë së RMV-së, që ishte pika e vetme e mbetur nga rendi i ditës së mbledhjes së 72-të plenare.

U miratua edhe Propozim ligji për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë lidhur me përgatitjet, ndërtimin dhe operativitetin e tunelit hekurudhor ndërkufitar.

Deputeti i Aleancës për shqiptarët, Riad Shaqiri në mënyrë procedurale reaguan se materialet nuk u parashtrohen në[ gjuhën shqipe.

"Para pak kohe i morëm raportet e trupave të punës vetëm në gjuhën maqedonase. Vetëm ta demantoj kryetarin e Kuvendit i cili thotë se materialet përveç në gjuhën maqedonase dërgohen edhe në gjuhën shqipe. Tani e sollën, por je me kihë edhe në gjuhën shqipe. Prandaj, duhet njëkohësisht të parashtrohen edhe në gjuhën maqedonase edhe në gjuhën shqipe", tha Shaqiri.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska theksoi se të gjitha materialet e përkthyera në gjuhën shqipe parashtrohen me kohë në e-parlemnte. Potencoi se si nënkryetare e Kuvendit do të kërkojë në sallë tëmos parashtrohen materialet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe në formë të shkruar.

"Do të lus të jemi së pari kolegial, në mungesë të kryetarit ju thirreni në përputhjet apo mospërputhjet e tij, që tregon se nuk jeni korrekt. Për hir të së vërtetës edhe vetë ju thatë në vërejtjen tuaj se tashmë ju janë parashtruar në hard kopje në letër dokumentet e përkthyera. Por, para se të vendosen, duhet edhe ju edhe i tërë opinioni të dijë se në e-parlament tashmë para një kohe të caktuar janë parashtruar në mënyrë adekuate dokumentet e përkthyera. Prandaj, ju lus për korrektësi. Përfundimisht printimi i dokumenteve dhe sjellja në sallë, për shijen time, është shpenzim i letrës. Të gjithë posedojmë laptopë. të gjithë jemi të kyçur në e-parlament. Unë sinqerisht si nënkryetare do të kërkoj jo vetëm përkthimet në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhën maqeodnase të mos parashtrohen në letër. Ky është vetëm shpenzim i letrës. ne kemi edhe Ministri të Transformimit Digjital. Është koha të adaptohemi ndaj kushteve të reja", tha Bendevska.

Shaqiri iu përgjigj Bendevskës se ai dakordohet me atë se duhet të hiqet nga përdorimi forma në letër e dokumenteve në kohë të teknologjisë së re. Potencoi se gjithnjë derisa materialet në gjuhën maqedonase vijnë drejt deputetëve në letër, atëherë edhe materialet e përkthyera në gjuhën shqipe duhet të parashtrohen me kohë. ab/

Foto: Printskrin nga video

Остани поврзан