• вторник, 24 март 2026

Kuvendi iranian i ekspertëve zgjodhi Moxhtaba Hoseini Hamnein si udhëheqës të ri suprem të Iranit

Kuvendi iranian i ekspertëve zgjodhi Moxhtaba Hoseini Hamnein si udhëheqës të ri suprem të Iranit

Teheran, 4 mars 2026 (MIA) - Organi klerikal iranian, Kuvendi i ekspertëve, ka zgjedhur Moxhtaba Hamnei, djalin e të ndjerit Ali Hamneit, si udhëheqësin e ri suprem të Republikës Islamike, njoftoi portali Iran Interneshënëll, duke cituar "burime të informuara" tëcilat kërkuan të mbeteshin anonime. 

Sipas të njëjtave burime, procesi i tranzicionit të shpejtë të pushtetit dhe vetë përzgjedhja e liderit të ri u kryen nën presion të fortë. Vendimi i Kuvendit të ekspertëve, e cila duhej të mblidhej virtualisht për shkak të sulmeve të fundit ushtarake në komplekset e saj, konfirmon qëllimin e Teheranit për të ruajtur një kurs të vendosur radikal dhe për të siguruar vazhdimësinë e regjimit.

Vendimi nuk është publikuar ende zyrtarisht dhe pritet të publikohet pasi të varroset Ali Hamneit, vëren portali iranian.

Shtohet se kjo nuk është një trashëgimi rutinë, por një vendim ushtarak për arsye sigurie dhe se ngre pyetje serioze në lidhje me procedurën kushtetuese.

Siç thekson portali, Korpusi i Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) tani ka nevojë për dy gjëra njëkohësisht– kontrollin dhe legjitimitetin.

Pas atentatit të Hamneit, autoritetet iraniane formuan Këshillin e udhëheqjes, qëllimi i të cilit ishte të merrte përkohësisht detyrat e ajatollahut dhe të zgjidhte pasardhësin e tij.

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larixhani, tha se vrasja e Hameit ishte një "incident shumë i hidhur" për të gjithë kombin iranian dhe se zemra e kombit iranian u "djeg" nga ky veprim.

Ali Hamnei, i cili ishte lider i Iranit për 37 vjet, u vra në një sulm ajror izraelit në Teheran të shtunën. Ai do të varroset pranë babait të tij, në afërsi të shenjtores së imam Rezait, në qytetin e dytë më të madh të Iranit.

Data e varrimit ende nuk është caktuar. 

SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin të shtunën në mëngjes në atë që e quajtën "sulme parandaluese" pasi dështuan raunde të shumta bisedimesh mbi programin bërthamor të Iranit.

Irani më pas nisi sulme masive hakmarrëse ndaj Izraelit dhe objektivave të lidhura me SHBA-në në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme. rq/

Foto: EPA

Остани поврзан