• сабота, 21 февруари 2026

Kuvendi i Shqipërisë miratoi deklaratën e pafajësisë së ish-udhëheqësve të UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë miratoi deklaratën e pafajësisë së ish-udhëheqësve të UÇK-së

Tiranë, 12 shkurt 2026 (MIA) - Kuvendi i Shqipërisë me 92 vota "për" miratoi deklaratën "për pafajësinë e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" për të cilët Gjykata e Posaçme në Hagë ka kërkuar 45 vjet burg, ku theksohet konkretisht se "lufta e tyre ishte e drejtë". 

Deklaratë, e cila u propozua nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Bashkëhartuesit e kësaj deklarate ishin ish-ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, dhe deputeti demokrat Tritan Shehu. 

Kuvendi i Shqipërisë thekson mbështetjen e plotë dhe të pakushtëzuar për liderët e UÇK-së, të cilët "ishin dhe mbeten përfaqësues të aspiratave dhe të drejtave të popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje", duke shtuar se "lufta e tyre ishte e drejtë, e bazuar në parimet universale të të drejtave të njeriut". 

Në dokument potencohet angazhim për të ndërmarrë hapat e nevojshëm diplomatikë dhe politikë në forumet ndërkombëtare për të "siguruar që e vërteta historike rreth luftës së UÇK-së të mos shtrembërohet dhe që drejtësia të vihet në vend në mënyrë të drejtë". rq/

 

 

 

Остани поврзан