Kuvendi i miratoi ligjet me të cilat ulen pagat e deputetëve dhe të personave të zgjedhur dhe të emëruar
- Kuvendi sonte, në kuadër të seancës së 89-të, pa debat miratoi pakon e ligjeve me të cilat bëhet nivelizimi i pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar. Me këto ligje parashihet ulje e pagave deri në 13.000 denarë. Deputetët votuan ndryshimet e Ligjin për deputetët, në Ligjin për pagën dhe kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar, në Ligjin për pagat e prokurorëve publikë, në Ligjin për pagat e gjyqtarëve, në Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë dhe në Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.
Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) – Kuvendi sonte, në kuadër të seancës së 89-të, pa debat miratoi pakon e ligjeve me të cilat bëhet nivelizimi i pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar. Me këto ligje parashihet ulje e pagave deri në 13.000 denarë. Deputetët votuan ndryshimet e Ligjin për deputetët, në Ligjin për pagën dhe kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar, në Ligjin për pagat e prokurorëve publikë, në Ligjin për pagat e gjyqtarëve, në Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë dhe në Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.
Me këto ligje, siç arsyetoi më parë sot një nga propozuesit të ndryshimeve ligjore deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, vendosen nivele reale të pagave. Stojanoski shpjegoi se me këto zgjidhje të propozuara bëhet ndërhyrje në koeficientët dhe se kjo zgjidhje ligjore është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese.
"Me këto zgjidhje të propozuara bëhet ndërhyrje në koeficientët, me çka sigurohet përdorim racional i mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Kjo zgjidhje ligjore është në përputhje me Kushtetutën dhe është e vetmja zgjidhje ligjore që mund të hyjë brenda kornizës kushtetuese dhe më pas të mos ankimohet në Gjykatën Kushtetuese. Me këto ndryshime, disa pozita ulen në drejtimin si vijon: për deputetët dhe zyrtarët në pushtetin ekzekutiv ulen koeficientët, me çka drejtpërdrejt zvogëlohet barra buxhetore; për gjyqtarët dhe prokurorët publikë parashihet harmonizim i koeficientëve me qëllim që pagat e tyre të jenë në përputhje me mundësitë reale ekonomike të shtetit; ndërsa për kryetarët e komunave propozojmë një shkallë të re koeficientësh, në varësi të numrit të banorëve në komuna. Nëse këto ndryshime miratohen sot në Kuvend, pagat do të nivelizohen, që do të thotë se për të gjithë këta zyrtarë që përfshihen në këto gjashtë ligje, paga do të ulet nga 10 deri në 13.000 denarë", tha Stojanoski.
Në vazhdimin e sotëm foli vetëm deputeti Skender Rexhepi, i cili tha se në vend ka kushte të këqija për jetesë, ndërsa Qeveria, siç u shpreh ai, ka planifikuar për vete të sigurojë një aeroplan të ri me vlerë 100 milionë euro. Sipas tij, ulja e pagave të deputetëve është populizëm. Ai propozoi që aq sa do të ulen pagat e deputetëve, për aq të rriten pagat e qytetarëve.

Në seancën e 89-të, pa debat u miratuan edhe ndryshimet në Ligjin për shëndetësi veterinae dhe ndryshimet në Ligjin për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve.
Me 64 vota “pro”, pa asnjë kundër dhe pa asnjë të përmbajtur, u miratua Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Realizimin e Projekteve Infrastrukturore për Ndërtimin e Aksit Rrugor Milladinovci-Shtip dhe Aksit Rrugor Kërçovë-Ohër. ls/
Foto: printskrin