Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 84-të
- Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 84-të, në rend dite të së cilës janë edhe dy pika tjera të mbetura.
Shkup, 11 shkurt 2026 (MIA) - Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 84-të, në rend dite të së cilës janë edhe dy pika tjera të mbetura.
Para deputetëve janë Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji për ratifikimin e Protokollit shtesë ndaj Konventës për Marrëveshjen për transport rrugor ndërkombëtar të mallrave (CMR) për listë transportuese elektronike, të miratuar në Gjenevë më 20 shkurt të vitit 2008.
Zgjidhjet e parashikuara në Projektligjin për kujdesin shëndetësor do të mundësojnë zbatimin efikas të parimeve të nevojës për ekspertizë dhe kompetencë për pozicionet e punës për të cilat ka aplikuar kandidati. Zgjidhja e propozuar do të mundësojë përzgjedhjen e kandidatit më të mirë për punësim në institucionet shëndetësore, duke rikthyer kështu besimin në institucionet shëndetësore dhe duke dekurajuar largimin e personelit të pakët mjekësor nga vendi.
Protokolli shtesë ndaj Konventës për Marrëveshjen për transport rrugor ndërkombëtar të mallrave të miratuar në vitin 2008, sërish, parashikon digjitalizimin e aktiviteteve transportuese përmes dokumentacionit elektronik, si dhe shkëmbimin elektronik të informatave rregullatore mes operatorëve transportues të biznesit dhe organeve shtetërore kompetente. Kjo njihet si "listë elektronike transporti" ose (eCMR).
Protokolli për eCMR është ratifikuar nga 39 vende, duke mundësuar përdorimin e ligjshëm të dërgesave elektronike për transport rrugor ndërkombëtar mes atyre vendeve. Lista i përfshin vendet në vijim: Gjermania, Armenia, Austria, Azerbejxhani, Belgjika, Bjellorusia, Bullgaria, Danimarka, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Hungaria, Irani, Italia, Kirgistani, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Moldavia, Norvegjia, Omani, Holanda, Polonia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Çekia, Rumania, Rusia, Suedia, Zvicra, Taxhikistani, Turkmenistani, Turqia, Ukraina dhe Uzbekistani. sa/
Foto: MIA Arkivi