Kuvendi dha mbështetje që ndryshimet e ligjeve për pensionet dhe për nominimin e partnerit strategjik për projektin e korridoreve 8 dhe 10 d të miratohen me procedurë të shkurtuar
- Kuvendi sot në kuadër të seancës së 94-të, dha mbështetje që ndryshimet e dy ligjeve të miratohen me procedurë të shkurtuar. Bëhet fjalë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor dhe ndryshimet e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e Projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (segmenti: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Projekti për Autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10 d (segmenti i Autostradës Prilep – Manastir). Ndryshimet e para për procedurë të shkurtuar morën mbështetje nga 78 deputetë, ndërsa të dytat nga 63, pas këtij votimi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi i ngarkoi komisionet parlamentare amë të shqyrtojnë tekstet.
Shkup, 18 mars 2026 (MIA) - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 94-të, dha mbështetje që ndryshimet e dy ligjeve të miratohen me procedurë të shkurtuar. Bëhet fjalë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor dhe ndryshimet e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e Projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (segmenti: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Projekti për Autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10 d (segmenti i Autostradës Prilep – Manastir). Ndryshimet e para për procedurë të shkurtuar morën mbështetje nga 78 deputetë, ndërsa të dytat nga 63, pas këtij votimi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi i ngarkoi komisionet parlamentare amë të shqyrtojnë tekstet.
Deputetja Saranda Imeri Stafai e arsyetoi nevojën për procedurë të shkurtuar të ndryshimeve të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, duke sqaruar se bëhet fjalë për mundësimin e rritjes së pensioneve, në përputhje me politikat e planifikuara të Qeverisë.
Me këtë, shtoi ajo, kjo Qeveri ka arritur që në total t’i rrisë pensionet për 7.000 denarë, duke pasur parasysh dy rritjet e para prej nga 2.500 denarë, atë prej një mijë denarësh në tetor të vitit të kaluar dhe rritjen në mars, gjithashtu prej një mijë denarësh.

"Kjo dëshmon përkushtimin tonë për përmirësimin e standardit të pensionistëve dhe për ndërtimin e një sistemi social më të mirë dhe të qëndrueshëm", shtoi ajo.
Në Ligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, në nenin 2 të paragrafit 2 fjalët „dhe më 1 mars 2026“ dhe "përkatësisht 28 shkurt 2026" fshihen dhe pas paragrafit 2 shtohet një paragraf i ri 3 i cili thotë "Të gjitha llojet e pensioneve, të realizuara sipas këtij ligji deri më 28 shkurt 2026, më 1 mars 2026 rriten për 1.000 denarë".
Nevojën për miratimin me procedurë të shkurtuar të Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e Projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 d e arsyetoi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili theksoi se bëhet fjalë për një ndryshim teknik vetëm të një neni.
Ai sqaroi se deri më tani projekti është financuar nga buxheti dhe ishte e pamundur që Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore të marrë pjesë në financim.

"Duke pasur parasysh se NP për Rrugë Shtetërore ka një buxhet relativisht solid nga burime dhe mjete vetanake, konsiderojmë se për shkak të madhësisë dhe rëndësisë së projektit është mirë që edhe ajo të përfshihet si bartëse dhe investuese në projekt", sqaroi Nikolloski.
Kuvendi nuk dha mbështetje që me procedurë të shkurtuar të miratohet edhe plotësimi i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave, të cilin e arsyetoi Monika Zajkova, me të cilin ligj propozohet vendosja e byzylykut elektronik për ndjekjen e kryerësit të dhunës, që do ta paralajmërojë viktimën se ai po afrohet deri te vendi i caktuar ku ajo ndodhet.
Monika Zajkova nga PLD, duke arsyetuar nevojën që ky ligj të miratohet me procedurë të shkurtuar, theksoi se i njëjti ligj ishte propozuar një vit më parë dhe se nuk ka implikime financiare, pasi në depo të Ministrisë së Drejtësisë ka një numër të madh byzylykësh elektronikë, të dedikuar për sistemin e arrestimit të kushtëzuar, të cilët mund të përdoren për këtë qëllim.

"Edhe këtë vit nuk kaluan ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave, të propozuara nga Partia Liberal-Demokratike (PLD), me të cilat përveç ndalimit të lëvizjes, kryerësi i dhunës do të jetë i detyruar të mbajë byzylyk elektronik për ndjekje dhe paralajmërim të viktimës. Përsëri u refuzua propozimi për vendosjen e byzylykëve elektronikë për ndjekjen e dhunuesve – masë që do të thotë parandalim, që do të thotë jetë të shpëtuara, që do të thotë mbrojtje reale", deklaroi Zajkova.
Në seancën e sotme të 94-të, Kuvendi e zgjodhi Nenad Saveskin për prokuror të ri publik shtetëror. Përzgjedhja e Saveskit u mbështet nga 66 deputetë, dy votuan kundër, ndërsa tetë ishin të përmbajtur.
Pas zgjedhjes së Saveskit, Gashi theksoi se më pas do ta caktojë vazhdimin e seancës së 94-të, në të cilën, mes tjerash, në rend dite do të jetë edhe propozimi për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor që zgjidhet nga Kuvendi. Komisioni për zgjedhje dhe emërime ka përcaktuar një listë propozimesh me dy kandidatë, edhe atë Sejfulla Osmani, doktor i shkencave juridike nga Gradeci, Vrapçisht dhe Arber Isaku, jurist i diplomuar nga Tetova.
Foto: Printskrin