Kushtetuta dhe ligjet duhet të respektohen, thotë Mickoski për kërkesat për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe
- Kërkesat janë një gjë, ndërsa Kushtetuta dhe standardet ndërkombëtare çështje tjetër. Dhe duhet të sillemi në përputhje me rrethanat. Nëse me të vërtetë duhet të sillemi në mënyrë evropiane, atëherë duhet të respektojmë si Kushtetutën ashtu edhe standardet ndërkombëtare, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me kërkesat e studentëve shqiptarë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kryeministri poashtu theksoi se në protestën e djeshme janë parë liderë të partive opozitare shqiptare për të cilën janë informuar aleatët e NATO-s.
Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Kërkesat janë një gjë, ndërsa Kushtetuta dhe standardet ndërkombëtare çështje tjetër. Dhe duhet të sillemi në përputhje me rrethanat. Nëse me të vërtetë duhet të sillemi në mënyrë evropiane, atëherë duhet të respektojmë si Kushtetutën ashtu edhe standardet ndërkombëtare, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me kërkesat e studentëve shqiptarë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kryeministri poashtu theksoi se në protestën e djeshme janë parë liderë të partive opozitare shqiptare për të cilën janë informuar aleatët e NATO-s.
"Fakt është se ligji që është miratuar, siç është Ligji për përdorimin e gjuhëve është kontestuar para Gjykatës Kushtetuese, pikërisht në pjesën e 'sundimit të ligjit' dhe 'gjyqësorin', është fakt se kemi mendim negativ nga Komisioni i Venecias në lidhje me dygjuhësinë në gjyqësor. Së pari, nuk kemi resurse të mjaftueshme për ta zbatuar atë, dhe së dyti nuk garantohet sundimi i ligjit, ose pabarazia në sundimin e ligjit. Prandaj, ata rekomandojnë fuqishëm të kthehemi te ligjin për gjuhët nga viti 2008-2009. Njëkohësisht, është fakt se studentët që studiojnë në Fakultetin Juridik në gjuhën e tyre amtare, në këtë rast gjuhën shqipe, kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe janë pjesë e sistemit arsimor në Maqedoni", tha Mickoski.
Kryeministri i cili vizitoi sot komunën e Aerodromit në Shkup, tha se është formuar komision i ekspertëve të kushtetueses për të gjetur zgjidhje që është në përputhje me kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.
"Është gjithashtu fakt se dje pamë një numër të madh aktivistësh dhe zyrtarë të opozitës që ishin në protestë dhe i dhanë asaj konotacion politik. Ne për këtë i informuam aleatët tanë në NATO dhe brenda BE-së, si një tentim i opozitës në një mënyrë që të shkaktojë destabilizim dhe mendoj se kjo nuk hasi në mirëkuptim nga përfaqësuesit e lartë të bashkësisë ndërkombëtare", tha Mickoski.
Foto: MIA