Kush është njeriu që gjuajti në darkën gala të Trampit me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë
- Mediat në ShBA, duke cituar burime nga hetimi, zbulojnë detaje rreth identitetit të njeriut që hyri nëpër kontrollin e sigurisë në darkën gala të presidentit Donald Tramp me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, duke i detyruar ata të evakuoheshin për shkak të të shtënave.
Uashington, 26 prill 2026 (MIA) - Mediat në ShBA, duke cituar burime nga hetimi, zbulojnë detaje rreth identitetit të njeriut që hyri nëpër kontrollin e sigurisë në darkën gala të presidentit Donald Tramp me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, duke i detyruar ata të evakuoheshin për shkak të të shtënave.
Disa media amerikane raportuan se i dyshuari është një 31-vjeçar nga Kalifornia Jugore, i identifikuar si Kol Tomas Alen, i cili pranoi se kishte në shënjestër politikanët amerikanë. Kishte punuar si mësues dhe krijues videolojërash, sipas profilit të tij në LinkedIn. Ai ishte diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Kalifornisë në vitin 2017 dhe mori diplomën master në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në vitin 2025.
Pas incidentit, FBI-ja kontrolloi shtëpinë e të dyshuarit në Torans, një periferi jugperëndimore e Los Anxhelosit.
Policia beson, bazuar në vlerësimet fillestare, se i dyshuari ka vepruar i vetëm. Supozohet se ai ka qëndruar si mysafir në hotelin Hilton ku u mbajt darka.
Prokurori i përgjithshëm në detyrë Tod Blansh deklaroi për televizionin NBC-së se rezultatet paraprake tregojnë se i dyshuari kishte në shënjestër nëpunësit e administratës, por motivi është ende duke u përcaktuar.
Gjatë sulmit, ai ka pasur një pushkë, një pistoletë dhe disa thika, bëri të ditur policia.
Trampi në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se një polic është qëlluar nga afër, ku theksoi, me si një "pistoletë me fuqi të lartë", por është shpëtuar nga jeleku antiplumb që mbante.
Sulmuesi i dyshuar duhet të paraqitet në gjykatë të hënën. Ai do të akuzohet për përdorim të armëve të zjarrit dhe vepër penale dhumë dhe për sulm ndaj nëpunësit federal me armë të rrezikshme. Janë të mundshme edhe akuza të tjera.
Foto: EPA