• понеделник, 23 март 2026

Kuper: Britania e Madhe bashkëpunon me Omanin për rritje të kapacitetit të komunikacionit ajror nga Muskati

Kuper: Britania e Madhe bashkëpunon me Omanin për rritje të kapacitetit të komunikacionit ajror nga Muskati

Londër, 3 mars 2026 (MIA) - Ministrja britanike e Punëve të Jashtme, Ivet Kuper sot deklaroi se Britania e Madhe bashkëpunon me komanitë ajrore për rritje të kapacitetit të komunikacionit ajror nga Muskati në Oman me qëllim që me prioritet të evakuohen qytetarët e prekur britanikë.

Në bisedë me anëtarët e Parlamentit britanik, Kuper tha se është n[ë kontakt të drejtpërdrejtë me kolegët e tyre në vendet e Gjirit persik, ku deri më tani janë regjistruar rreth 130.000 qytetarë britanikë.

"Gjithashtu, bashkëpunojmë me kompanitë ajrore për rritje të kapacitetit nga Muskati për shtetasit britnaikë. Prioritet i ynë janë shtetasit e prekur. Shtetasit e tjerë britanikë në Oman duhet të presin të kontaktohen nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me këto opsione", tha Kuper. ab/

Fotо: ЕPА

Остани поврзан