Kungulleshka të përgatitura thjesht, pa mish dhe freskuese.
Përbërësit:
5 copë kungulleshka
300 gram djathë lope
100 gram parmixhano
2 lugë gjelle ajkë
100 gram sallam (gjoks pule)
majdanoz
3 vezë
kripë, piper
vaj
Përgatitja:
Vendosni kungulleshkat në një tenxhere me ujë të vluar për t’i zier pak (vetëm 2-3 minuta). Përgatitni një enë të thellë me ujë të ftohtë në të cilin do të vendosni kungulleshkat e ngrohta. Bëni një prerje për së gjati (rreth 1/3 e gjerësisë së kungulleshkës), hiqni pjesën e brendshme të kungulleshkës (pritini në katror të vogla) dhe lërini të kullojnë nga uji. Rrihni vezët, grijeni djathin, shtoni krem kosi, majdanoz të grirë dhe erëza. Skuqni pjesën e brendshme të kungulleshkës në vaj, shtoni sallamin dhe skuqni përzierjen së bashku derisa të kullojë i gjithë lëngu. Shtoni këtë përbërje në përzierjen e djathit dhe përziejini. Mbushni kungulleshkat, kur të jenë gati, hidhni një lugë gjelle vaj dhe parmixhano dhe piqini në 200 gradë për rreth 20 minuta derisa të marrin ngjyrë.
FOTO: Magnific