KSHZ me rezultate fillestare nga votimi në katër komuna
- Komiisioni shtetëror zgjehdor (KSHZ) sonte i kumtoi rezultatet e para jozyrtare nga zgjedhjet e sotme të përsëritura për kryetarë në komunat Vrapçisht, Gostivar, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, në bazë të të dhënave që arritën përmes sistemit elektronik.
Shkup, 11 janar 2026 (MIA) - Komiisioni shtetëror zgjehdor (KSHZ) sonte i kumtoi rezultatet e para jozyrtare nga zgjedhjet e sotme të përsëritura për kryetarë në komunat Vrapçisht, Gostivar, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, në bazë të të dhënave që arritën përmes sistemit elektronik.
"Në komunën Vrapçisht janë regjistruar 27 279 votues në Listën zgjedhore, ndërkaq u votua në 39 vendvotime. Deri më tani të dhëna kanë arritur nga 38 vendvotime, që paraqet 97,44 për qind. Gjithsej votuan 8 622 votues, përkatësisht 32,37 për qind. Për kandidatin e Aleancës kobëtare për integrim (AKI) Isen Shabani janë marrë gjithsej 5 355 vota, ndërsa për Zulhajrat Demirin nga Grupi i votuesve 3 028 vota", theksoi në konferencë për shtyp zëdhënësja e KSHZ-së, Radica Todorovska Aleksovska.
Në Gostivar, siç informoi Todorovska Aleksovska, u votua në 121 vendvotime. jehona ihste 30,34 për qind, përkatësisht votuan 23 637 votues. Për kandidatin Nevzat Bejta nga Koalicioni VLEN janë marrë gjithsej 7 174 vota, përderisa për kandidatin e AKI-së, Valbon Limani 14 519 vota.
"Në Mavrovë Rostushë numri i përgjithshëm i vendvotimeve është 39, ndërsa në Listën zgjedhore janë të regjisstruar 10 575 votues. Numri i vendvotimeve prej ku kanë arritur të dhënat në KSHZ është 34, përderisa përqindja e vendvotimeve prej ku kanë arritur të dhënat është 87,18 për qind. Në nivel të komunës votuan gjithsej 2 918 votues, përkatësisht 28,51 për qind", tha Todorovska Aleksovska.
Kandidati Oner Jakupovski nga Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE mori 1 906 vota, ndërsa për kandidatin Anes Ahmeti nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM 938 vota.
Në Qendër Zhupë u votua në 16 vendvotime, përkatësisht të dhëna kanë arritur nga 100 për qind e vendvotimeve. Në Listën zgjedhore janë të regjistruar 7 562 votues, ndërsa u votua në 1 003 vendvotime, që paraqet jehonë prej 13,26 për qind. Për kandidatin nga Partia demokratike e turqve në Maqedoni, Arian Ibrahim janë marrë 973 vota.
Siç kumtoi zëdhënësja e KSHZ-së, Radica Todorovska Aleksovska, gjatë ditës së nesërme Komisioni do t'i kumtojë rezultatet e para zyrtre, pas pranimit dhe përpunimit të procesverbaleve nga të gjitha vendvotimet. ab/
fotо: printskrin