• вторник, 13 јануари 2026

KSHZ: Jehona në zgjedhjet e përsëritura lokale në katër komuna deri në orën 18:30 është 28,07 për qind

KSHZ: Jehona në zgjedhjet e përsëritura lokale në katër komuna deri në orën 18:30 është 28,07 për qind

Shkup, 11 janar 2026 (MIA) - Deri në orën 18:30 në zgjedhjet e përsëritura lokale votuan 35 984 apo 28,07 për qind, kumtoi Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ).

"Në komunën e Vrapçishtit votuan 8659 persona apo 31,76 për qind, në komunën e Gostivarit 28,22 për qind apo 23 363 votues, në Mavrovë - Rostushë 28,04 për qind apo 2965 persona, përderisa në komunën Qendër Zhupë 13,18 për qind apo 997 votues", theksoi në konferencën për shtyp zëdhënësja e KSHZ-së, Radica Todorovska Aleksovska.

Siç theksoi ajo, krahasuar me zgjehdjet 2025 rritje e jehonës vërehet në Vrapçisht dhe atë për 7,35 për qind, ndërsa ulje ka në Gostivar për 4,16 për qind, në Mavrovë - Rostushë 0,54 për qind dhe Qendër Zhupë ku është regjistruar uëje prej 8,12 për qind.

Për shkak të hapjes me vonesë, do të ketë vazhdim në pesë vendvotime, tre në Gosstivar dhe dy në Mavrovë - Rostushë. Vazhdimi më i gjatë i votimit në kohëzgjatje prej 2 orë e 45 minuta do të jetë në vendvotimin 503 në Gostivar.

Në vendvotimin 0782 nuk ka pasur votim sepse nuk është hapur fare.

Votimi në të gjitha vendvotimet po zhvillohet pa pengesa, përveç në vendvotimin 0782 në Qafë, i cili ende nuk është hapur. ab/

foto: МIА arkivi

 

Остани поврзан