Kryetari i Qytetit të Shkupit Gjorgjievski takoi ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë
- Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot realizoi takime të ndara pune me ambasadoren e Gjermanisë, Petra Dreksler, ambasadorin e Italisë, Paolo Palminteri dhe ambasadorin e Sllovenisë, Gregor Presker.
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot realizoi takime të ndara pune me ambasadoren e Gjermanisë, Petra Dreksler, ambasadorin e Italisë, Paolo Palminteri dhe ambasadorin e Sllovenisë, Gregor Presker.

Siç informon Pres shërbimi i Qytetit të Shkupit, në takime janë prezantuar projektet aktuale dhe planet zhvillimore të Qytetit, që synojnë promovimin e Shkupit si një qytet modern, të sigurt dhe funksional evropian. Është theksuar rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, kulturës, arsimit, turizmit, menaxhimit të trafikut dhe menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri të ndërsjellë për bashkëpunim të mëtejshëm, shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e nismave të përbashkëta në interes të qytetarëve.
Foto: Qyteti i Shkupit