• вторник, 30 декември 2025

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese paralajmëron epokë të re të transparencës dhe aktivizëm gjyqësor

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese paralajmëron epokë të re të transparencës dhe aktivizëm gjyqësor

Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në konferencën vjetore për shtyp për punën e Gjykatës Kushtetuese vitin e kaluar e vlerësoi si efikase dhe transparente, duke theksuar se në kushte të proceseve dinamike politike shoqërore Gjykata Kushtetuese edhe kraha presioneve dhe ndikimeve ka mbetur shtyllë e fuqishme e shtetit juridik dhe mbrojtës i Kushtetututës.

Gjykata Kushtetuese, sipas Kostadinovskit i është përgjigjur detyrës  së besuar në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme.

"Ndryshe nga konformizmi i përbërjeve të mëparshme, kjo përbërje e Gjykatës ka treguar aktivizëm gjyqësor. Nuk priti që dikush tjetër ta përfundojë punën e saj, ne prezantuam dhe zbatuam reforma të rëndësishme. Gjykata ka treguar përmes punës së saj se drejtësia nuk duhet të presë", tha Kostadinovski.

Në zgjidhjen e rasteve me interes të lartë publik dhe shoqëror, siç janë ndryshimet në Kodin Penal, Kodin Zgjedhor, por edhe të tjera, Gjykata Kushtetuese, tha Kostadinovski, për herë të parë në ekzistencën e saj mbrojti kushtetutshmërinë në interpretimin e saj më të gjerë të mundshëm, gjegjësisht krahas kushtëzimit material, filloi të vlerësojë kushtetutshmërinë formale ose, më thjesht, si Parlamenti miraton ligje, në çfarë procedure.

"Gjykata Kushtetuese është larguar nga formalizmi dhe ka filluar një epokë të re në drejtësinë kushtetuese, d.m.th. ka filluar të zbatojë të ashtuquajturat argumente meta-juridike në punën e saj, që do të thotë vlerësimin e qëllimit legjitim, justifikimit shoqëror dhe domosdoshmërisë, si dhe proporcionalitetin e zgjidhjeve ligjore në lidhje me qëllimet që ato duan të arrijnë, tha Kostadinovski.

Thelbi i këtyre risive, sipas Kostadinovskit, është të përparojë kulturën kushtetuese dhe ligjore, të futet disiplina kushtetuese midis organeve shtetërore, të mbrohen tre degët e qeverisjes nga tejkalimi i kufijve të kompetencave të tyre dhe balanca e zhvendosur e kontrolleve dhe balancave - me një fjalë, të sigurohet sundimi i ligjit dhe të rivendoset besimi në sundimin e ligjit.

Kostadinovski dërgoi apel deri te Këshilli Gjyqësor të veprojë në mënyrë urgjente dhe në kohë sa më të shpejtë të mundshme që të propozojë kandidat për gjykatës kushtetues, të veprojë në Kuvend urgjent dhe sa më shpejt dhe të zgjedh gjykatës kushtetues dhe t'i tregojnë politikanëve nivel më të lartë të kulturës kushtetuese ligjore, të përmbahen nga etiketimi dhe ndarja e lehtë, të tregojnë përkushtim real e jo deklarativ ndaj sundimit të ligjit.

Besimi i qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese vazhdon të rritet, që, siç tha Kostadinovski konfirmohet edhe me atë që këtë vit ka formuar 306 lëndë rekorde, nga të cilat 271 janë nisma dhe kërkesa të parashtruara nga qytetarët, shtatë nga partitë politike, tetë nga institucionet shtetërore, tre nga komunat dhe dy lëndë të formuara nga nismat personale

Gjykata Kushtetues këtë vit ka zgjidhur 230 lëndë, që është afërsisht sikur edhe vitin e kaluar dhe ngrihet mbi mesatare në pesë vitet e fundit. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан