• четврток, 25 декември 2025

Kryetari i Dibrës, Mela, në një takim pune me Goce Bozhinovskin, drejtor i HEC "Drini i ZI"

Kryetari i Dibrës, Mela, në një takim pune me Goce Bozhinovskin, drejtor i HEC

 Dibër, 21 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, sot zhvilloi një takim pune me drejtorin e HEC-it "Drini i Zi", Goce Bozhinovski.

Fokusi është vendosur  në problemin prej dekadash me furnizimin me energji elektrike në Komunën e Dibrës dhe në të gjithë rajonin e Dibrës.

 "Biseduam  për zgjidhje dhe hapa konkretë që do ta kapërcejnë këtë sfidë të gjatë sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që ta zgjidhim siç duhet dhe të sigurojmë një furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm me energji elektrike për të gjithë qytetarët", ka shkruar Mela në Fejsbuk.

 Zona e Dibrës, e cila përfshin Dibrën, Qendër Zhupën dhe zonën e Rekës, Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, përfshin mbi 12 mijë konsumatorë. Ata shpesh përballen me ndërprerje në furnizimin me energji elektrike.

Foto: Fejsbuku i Melës 

Остани поврзан