• вторник, 13 јануари 2026

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti konvokoi mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të përgjithshëm

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti konvokoi mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të përgjithshëm

Shkup, 12 janar 2026 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot konvokoi mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të përgjithshëm.

Në këtë mbledhje, thuhet në kumtesën e partisë, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për çështje që ndërlidhen me organizimin e brendshëm partiak dhe funksionimin e strukturave të BDI-së.

Po ashtu, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm diskutoi edhe rreth takimit të liderëve politikë, me ç’rast u vendos që çështja e pjesëmarrjes apo jo në këtë takim të shqyrtohet dhe të vendoset nesër, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje, Ahmeti njoftoi Kryesinë edhe për emërimet e realizuara në kuadër të pakos së tretë të kryetarëve të degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, si vijon:
 • Kërçovë – Arlind Sejdini
 • Vrapçisht – Evzal Arsllani
 • Prespë – Arjan Muedini
 • Karposh – Hamza Jashari

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar në forcimin e strukturave partiake dhe në adresimin me përgjegjësi të zhvillimeve politike në interes të qytetarëve dhe stabilitetit politik të vendit. bsh/

Foto: BDI

Остани поврзан